AlbanianSport.com 22/04/2020 20:10
ASNN – Sikundër edhe në sportet e tjera, që kanë mbetur pezull për shkak të epidemisë së koronavirusit, që ka shpërthyer në shkallë globale, edhe në Kampionatin Botëror të Motoçiklizmit, gjendja e krijuar ka patur pasoja jo vetëm në aspektin sportiv dhe logjistik, por edhe atëm juridik. Kështu, në mungesë të garave dhe gjetjes së rrugës së duhur për të vazhduar Botërorin e Moto GP-së, një tjetër problem qëndron edhe te kontratat e pilotëve.
Sezoni i vitit 2020 do të ishte emocionues, si për shkak të asaj që do të ndodhte në asfalt, ashtu edhe në merkaton e pilotëve, sepse plot 22 prej tyre, përveç Rabatit, u përfundonte kontrata këtë vit. Dhe në këtë pikë, pa bërë ende asnjë xhiro të vetme në pistë për shkak të epidemisë së “COVID-19”, me anulimin dhe shtyrjen e disa garave, aludimet e lëvizjeve në merkato janë bërë vetëm nëpër zyra. Njoftimi i fundit ka qenë rinovimi i Aleks Rinsit edhe për dy sezone të tjera me “Suzuki”-n.
Ai iu bashkua vazhdës së rinovimit të kontratës edhe për 4 sezone të tjera të “Honda”-s me Mark Márkezin, si dhe kontratës së re edhe për dy sezone me “Yamaha”-n të Maverik Vinjalesit dhe Fabio Kuartararos. Kjo gjë i mbylli derën Valentino Rosit të vazhdojë të ndajë të njëjtën skuadër me Vinjalesin, edhe për sezonin e ardhshëm. Sidoqoftë, piloti italin ende nuk e ka vendosur se çfarë do të bëjë në të ardhmen dhe se kur do të dalë “në pension”.
Por ka edhe shumë gjëra të tjera, siç janë lëvizjet që do të bëjnë Andrea Doviciozo dhe “Dukati”, duke ditur se Áleks Márkezi ka arritur rinovimin me “Honda”-n apo vëllai i tij Mark, nuk do ta ndryshojë përsëri partnerin e tij. Do të ishte shumë interesante të dihet nëse është Doviciozo që i duhet më shumë “Ducati” apo nëse është fabrika e Borgo Panigales ajo që i duhet më shumë pilotit nga Forli. “Dukati” është gjithmonë i vëmendshëm për mundësinë e marrjes në skuadër të Mark Markezit.
Sa për Andrean, ai është një vlerë e sigurt, për skuadrën italiane, siç dëshmohet nga tre vitet radhazi me të. Alternativat e ardhshme për të cilat mund të synojë “Dukati” janë Johan Zarko, nëse Tito përmirësohet, dhe nëse Danilo Petruçi është edhe një herë si në pjesën e parë të sezonit 2019. Pra, përveç kalendarit edhe e ardhmja e më shumë se gjysmës së pilotëve të Moto GP-së është në ajër dhe kjo e shton edhe më tepër intrigën e këtij Botërori, kurdo që ai të nisë.