Moto GP / Nuk ka Mark Markez, nuk ka fitore për “Honda”-n?

Share Button

AlbanianSport.com 25/01/2021 17:45

ASNN – “Honda” kaloi një vit të vështirë në 2020-ën, kur e mbylli Kampionatin Botëror të Moto GP-së, pa asnjë fitore. Dhe kjo për shkak të mungesës së Mark Markezit. Në pamundësi për të ditur kohën e rikthimit të tij në pistë, “Honda” mendoi ta zëvendësojë me Andrea Doviciozon. Por Hernandezi, shefi i mekanikëve të Markezit, nuk është dakord me këtë. “Nuk do të ishte normale që Honda të nënshkruante me Doviciozon për të zëvendësuar Markun.”

Kjo ishte përgjigjja e Santi Hernándezit, pas thashethemeve që dolën në Itali se “Honda” mund të mendonte të nënshkruante me Andrea Doviciozon për të zëvendësuar përkohësisht Mark Márkezin në Kampionati Botëror të Moto GP-së për 2021-shin deri në rikthimin e 8-herë “kampionit të botës”. Një gjë e turpshme kjo, që shefi i mekanikëve të Markut në fabrikën “Ala Dorada” e argumentoi, duke theksuar përparimin e Stefan Bradlit. “Kush më mirë se Bradli, mund të zëvendësojë Markun?” – tha Hernandezi.

“Pastaj, Mark Márkezi mund të bëjë gjëra që ndoshta të tjerët nuk munden”, – shton ai. Hernándezi gjithashtu shprehu mosbesimin e tij se “RCV123V” është një motor i ndërtuar ekskluzivisht për të rritur cilësitë e pilotit nga Servera. ““Honda” nuk është një motor i thjeshtë, por nuk jam dakord që është vetëm për Markun, – thotë kryemekaniku. – Po, mund të themi se ai mund të bëjë gjëra që ndoshta të tjerët nuk i bëjnë, por pikërisht kjo është arsyeja pse ne jemi duke punuar që të sjellim një motor disi më të ekuilibruar.”

“E dimë që motori ynë është disi i komplikuar, por e vërtetë është edhe që Nakagami ka filluar të merret vesh mirë me të, – ka vijuar Hernandezi. – Edhe Bradl besoi te ky  motor dhe filloi të bënte gjëra që deri atëherë nuk i kishte bërë”. Zyrtari thekson edhe faktin se viti 2020 ka qenë vërtet tepër i vështirë për “Honda”-n pa Mark Markezin, pasi për herë të parë që nga 1982, skuadra japoneze e mbylli kampionatin pa arritur asnjë fitore në 14 garat e zhvilluara.

Por në fund, Santi nuk e humb rastin për t’i dërguar një mesazh rivalëve të mëdhenj të nxënësit të tij në nivelin më të lartë, Moto GP: “Në mungesë të Markezit, ata që duhet të tregonin veten, nuk e bënë këtë. U habita shumë që pilotë të tillë si Vinjalesi, Kuartararo ose Doviciozo nuk arritën të dominonin. Ndoshta, në fillim të sezonit, ata po përgatiteshin për të fituar kampionin, por papritur u zhdukën dhe nuk dinin çfarë të bënin. Për shembull, Kuartararo fitoi në dy garat e para në Herez dhe pastaj ai u zhduk. Unë u befasova shumë”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh