Moto GP / Njeto: Miller & Banjaja, zgjedhje të mençura të “Dukati”-t

Share Button

AlbanianSport.com 22/02/2021 18:40

ASNN – “Dukati” ka bërë zgjedhjet e duhura, përsa i përket dy pilotëve me të cilët do të konkurrojë këtë sezon. Kështu është shprehur Fonsi Njeto, trajneri i Millerit dhe Banjajës, të cilët këtë sezon nuk do të konkurrojnë më për skuadrën kliente të “Pramak”-ut. Deri tani janë bërë disa prezantime të ekipeve pjesëmarrëse në Moto GP. E ndoshta ai që ka shkaktuar më shumë ngazëllim deri më tani, është ai i ekipit zyrtar të rinovuar “Dukati”, me Xhek Millerin dhe Françesko Banjaja si dyshja e re e pilotëve.

Fonsi Nieto ka punuar me të dy pilotët, në vitet e fundit në skuadrën kliente të “Dukati”-t, “Pramak”-un, si trajner dhe nuk është i befasuar nga angazhimi ndaj tyre i skuadrës nga Borgo Panigale. “Ata janë dy pilotë shumë të talentuar, – tha veterani spanjoll. –Milleri tregoi vitin e kaluar për çfarë është i aftë dhe Banjaja, edhe pse ishte shumë i pafat, kur kishte rastin gjithashtu tregoi se mund të ishte atje. Basti i “Dukati”-t është shumë, shumë i suksesshëm. Unë mendoj se cikli i Doviziosos, kishte përfunduar para se të fillonte që vitin e kaluar.”

“Ndaj një epokë e re, me vizione të reja, si për inxhinierët, pilotët, madje edhe për tifozët, është një bast super i mençur”, – shton Njeto, i cili thotë se do të jetë e vështirë për “Dukati”-n, të përcaktojë se cili do të jetë piloti numër 1, pasi të dy konkurrentët janë tepër të fortë. “Do të jetë shumë e vështirë për të përcaktuar se cili do të jetë piloti numër 1, – pohon ai. – Unë i shoh të dy me të njëjtat mundësi. Unë kam punuar me ta për një kohë të gjatë dhe është shumë e vështirë për mua të zgjedh një. Ata janë dy pilotë shumë të talentuar.”

“Milleri është i aftë për gjithçka dhe unë pres që ta shoh duke luftuar me Mark Markezin, gjithashtu edhe për “Pekon””, – shton Njeto, i cili e shikon edhe këtë sezon të paparashikueshëm. Ai thekson faktin se nëse “Michelin” ka bërë një punë të mirë me gomat, atëherë mund të shihen gjëra të ndryshme. Gjithashtu, ai e pranon se Mark Markezi është kundërshtari për t’u mundur. “Kur Márkezi është mirë, ai është gjithmonë rivali për t’u mposhtur, por nëse nuk është në formë të mirë, atëherë do të jetë Joan Miri rivali për t’u mposhtur”, – ka përfunduar Fonsi Njeto.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh