AlbanianSport.com 08/07/2019 17:40
ASNN – Garat rinisin në fillim të gushtit, por ndërkohë vazhdojnë testet e mes-sezonit. Flamuri me katrorët bardhezi, që u valëvit në përfundim të garës së Saksenringut mund të ketë sinjalizuar njëkohësisht edhe nisjen e ndërprerjes 3-javore të kampionatit më të shpejtë mbi dy rrota, një pushim mëse i mirëpritur ky nga pilotët, por që nuk do të shijohet prej të gjithëve.
Kjo sepse disa prej pilotëve nuk do t’i ndahen asfaltit gjatë korrikut, teksa puna vazhdon për gjysmën e dytë të sezonit të këtij vit dhe përgatitjeve për sezonin e ri. Kampionati Botëror i Motoçiklizmit ka nisur atë që mund të quhet pushimi i verës, por kjo nuk vlen për të gjithë, pasi skuadrat do të vazhdojnë eksperimentet e tyre në pistë me pilotët e testeve.
Flamuri me katrorët bardhezi, që u valëvit në përfundim të garës së Saksenringut mund të ketë sinjalizuar njëkohësisht edhe nisjen e ndërprerjes 3-javore të kampionatit më të shpejtë mbi dy rrota, një pushim mëse i mirëpritur ky nga pilotët, por që nuk do të shijohet prej të gjithëve. Kjo sepse disa prej pilotëve nuk do t’i ndahen asfaltit gjatë korrikut, tekse puna vazhdon për gjysmën e dytë të sezonit të këtij vit dhe përgatitjeve për sezonin e ri.
Janë pilotët e testeve ata që do të vazhdojnë të bëjnë xhiro nëpër pistë, për të korrigjuar kështu të metat e makinerive në dispozicion të pilotëve kryesorë të skuadrave. Më datë 9, 10 dhe 11 korrik 2019, pilotët e testeve të “KTM”-së zyrtare, Dani Pedroza dhe Mika Kalio do të zbresin në pistën e Bërnos në Republikën Çeke, përpara se Pedrosa të vijojë i vetëm testet në pistën e shtëpisë së “KTM”-së, atë të Austrisë më 22 dhe 23 korrik 2019.
Ndërkaq, Mikele Pirros së “Dukatit” do t’i bashkohen edhe pilotët e tjerë të testeve, ai i “Aprilias”, Bradli Smith, dhe ai i “HRC”-së, Stefan Bradli, në pistën “Marko Simonçeli” të Mizanos më 16-të, 17 dhe 18 korrik 2019, ndërsa më 17 dhe 18 korrik do të zhvillojë teste edhe Silvjën Gintoli. Francezi do të zbresë për ato dy ditë në pistën e Motegit për llogari të skuadrës së “Suzukit”.
Por Moto GP-ja do të rikthehet me ngarkesë të plotë pas 3 javësh, më 2, 3 dhe 4 gusht 2019, kur gjysma e dytë e sezonit do të ngrejë siparin në pistën e Bërnos, me garën e Çmimit të Madh të Republikës Çeke, që sikundër ka ndodhur këto 3 vitet e fundit, do të vijë për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.