AlbanianSport.com 04/06/2018 18:20
ASNN – Triumf i “Dukati”-t në Çmimin e Madh të Italisë me dy të “kuqe” në vendet e para. Dominon Horge Lorenco, që kthehet kështu tek suksesi pas 567 ditësh (e fundit në Valencia më 13 nëntor 2016). Për më tepër, ai ka mbërritur në finish përpara shokut të skuadrës, Doviciozos.
Një vend i tretë i shkëlqyer i Rosit, pilotit veteran të “Jamaha”-s, që parakalon “Suzuki”-n e Ianones dhe Rinsit. Vetëm i 7-ti Petruçi. Markez e mbyll i 16-ti dhe jashtë zonës së pikë, por, sidoqoftë, e mban vendin e parë atë të kryesuesit të renditjes së përgjithshme botërore të motoçiklizmit, teksa ka një diferencë prej 23 pikësh nga Rosi.
Ky i fundit, , i nisur i pari që nga provat zyrtare, digjet shpejt nga Lorenco. Pas shpinës së tij, Markez, i cili, në xhiron e pestë përfundon në zhavorr. Ngrihet, por gara e tij tashmë është e përfunduar. 31-vjeçari nga Majorka mbetet i salduar në krye dhe shkon kështu të marrë fitoren e tij të 66-të në karrierën e tij si pilot.