Moto GP / Në horizont duket Muxhelo, “toka e premtuar” e italianëve

Share Button

AlbanianSport.com 31/05/2019 16:50

ASNN – Moto GP-ja rikthehet në Itali për Çmimin e Madh që zhvillohet në Muxhelo dhe në konferencën për shtyp janë të shumtë pilotët që nënvizojnë rëndësinë e fitores aty. “Kjo është gara më e veçantë e vitit. Këtu është shumë e rëndësishme të japësh më shumë se maksimumi” – konfirmon Valentino Rosi. “Të fitosh në shtëpi, përpara tifozëve të tu, është fantastike” – shton Andrea Doviciozo. Muxhelo mbetet Muxhelo, sidomos për një pilot italian.

Pistë tepër e veçantë, aty ku fitorja merr një domethënie. Dhe në konferencën për shtyp, pilotët tregojnë arsyet se pse Çmimi i Madh i Italisë është kaq special për ta. “Muxhelo është pista më speciale e sezonit për gjithë pilotët italianë, sepse historikisht ne e konsiderojmë si Çmimin e Madh të Italisë, – ka thënë Valentino Rosi. – Pista është me të vërtetë fantastike, e ka diçka ndryshe nga pistat e tjera të Botërorit. Edhe Mizano është e jashtëzakonshme, por këtu është e veçantë.”

“Atmosfera e tifozëve përgjatë gjithë pistës, sidomos të dielën është me të vërtetë shumë emocionuese, – ka vijuar ai. – Ndaj është shumë e rëndësishme që ne të japim maksimumin aty. Sidomos për pilotët italianë që kanë edhe mbështetjen e gjithë publikut.” Por edhe Andrea Doviciozo, i cili ka aty fituar me “Dukatin” në 2017, e quan atë një nga momentet më të bukura në karrierë, teksa thotë: “Për fat, në 2-3 vitet e fundit kam fituar shumë gara e kam patur momente të paharrueshme”.

“E fitorja këtu në 2017 është ndër më të veçantat, – ka vijuar ai. – Të fitosh përpara tifozëve të tu është me të vërtetë fantastike. Edhe këtë fundjavë duam të bëjmë diçka speciale për të gjithë tifozët tanë.” Në tokën toskane paraqitet me objektivat e veta edhe Mark Markez. “Jam pak i sëmurë, por uroj që deri sa të vijë gara të jem më mirë” – bën shaka spanjolli, kryesues i renditjes së përgjithshme të pilotëve dhe “kampion” në fuqi i botës.

“Që nga Katari jemi përmirësuar mjaft dhe jam i bindur se motori do të japë më të mirën, – vijon ai. – Vitin e kaluar ishim mirë por u rrëzova në garë. këtë vit do të kërkojmë të japim maksimumin. E di që kjo është pistë e rëndësishme për “Dukatin” dhe pilotët italianë, por për mua është një garë si gjithë të tjerat dhe do të përqendrohemi te puna në skuadër.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh