AlbanianSport.com 28/10/2018 17:05
ASNN – Ka marrë fund në Australi vazhda e pazakontë prej 25 garash pa fitore për “Jamahan”, pasi Maverik Vinjales triumfoi të dielën në Çmimin e Madh të Australisë. Sikundër i gjithë ky sezon, edhe gara e Çmimit të Madh të Asutralisë në Moto GP u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Maverik Vinjales i dha fund një vazhde të pazakontë prej 25 garash pa fitore për “Jamahan”, duke bërë një paraqitje bindëse, ndërsa Johan Zarko ishte me fat, pasi shpëtoi paq nga një përplasje në dukje e frikshme me Mark Markezin.
Piloti i “Jamahas”, u shkëput nga grupi në xhiron e 27-të, duke kryesuar i shkëputur, madje me 4 sekonda epërsi në një moment të caktuar. Ky ishte triumfi i parë i skuadrës japoneze, por edhe e vetë Vinjalesit këtë sezon, teksa “Jamaha” nuk e shijonte fitoren që nga qershori i vitit të shkuar në Asen, kurse piloti që nga maji i 2017-ës në La Mansh. Pjesa më dramatike e garës ishte ai incident i frikshëm i kthesës së parë, kur Zarko humbi kontrollin, duke rënë nga motori, që më pas vijoi të godiste dhunshëm pjesën e pasme të motorit të Markezit.
Francezi ishte me fat të shpëtonte pa dëmtime nga i gjithë ky aksident, ndërsa kampioni i sapokurorëzuar i botës u tërhoq nga gara për shkak të dëmtimit të motorit të tij. Andrea Janone i Suzukit mbërriti i dyti në finish, ndërsa podiumin e garës australiane e plotësoi Andrea Doviciozo i “Dukatit”. 10-shen e të parëve e plotësuan Alvaro Bautista, Aleks Rins, Valentino Rosi, Xhek Miller, Franko Morbideli, Aleiks Espargaro dhe Bredli Smith. Sikundër i gjithë ky sezon, edhe gara e Çmimit të Madh të Asutralisë në Moto GP u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.