AlbanianSport.com 21/08/2021 15:30
ASNN – Piloti spanjoll, tashmë i lirë, kërkon të rikthehet në pistë me italianët. “Jamaha” bëri të ditur të premten se kishte mbyllur zyrtarisht që tani bashkëpunimin me Maverik Vinjalesin, edhe për pjesën e mbetur të sezonit, pas pezullimit që i pati bërë javën e shkuar pilotit spanjoll. Dhe skuadra e tij e re, “Aprilja” po punon me ngarkesë të plotë që Vinjalesi të debutojë në Moto GP me skuadrën italiane sa më shpejt të jetë e mundur që këtë sezon.
Është shndërruar në temën e ditës në botën e Moto GP-së, ndonëse jo për arsyet e duhura, por duket se po bëhet një pilot që mund të hyjë në histori. Kjo sepse skuadra e “Aprilia”-s po punon me ngarkesë të plotë që Maverik Vinjalesi ta debutojë në Moto GP me skuadrën italiane sa më shpejt të jetë e mundur këtë sezon. “Jamaha” bëri të ditur të premten se kishte mbyllur zyrtarisht që tani bashkëpunimin me Vinjalesin, edhe për pjesën e mbetur të sezonit, pas pezullimit që i pati bërë javën e shkuar pilotit spanjoll.
Pasi u konstatua se Vinjalesi kishte provuar ta dëmtonte qëllimisht motorin e tij “YZR-M1” në xhirot e fundit të garës së parë në pistën austriake, duke e tërhequr atë nga gara e dytë. Spanjolli kërkoi ndjesë më pas për veprimet e tij, dhe pasi Vinjalesi dhe skuadra japoneze zyrtarizuan ndarjen, ishte “Aprilia” që bëri të ditur se kishte nënshkruar me të një marrëveshje për vitin 2022, me mundësinë e rinovimit edhe për një vit tjetër.
Por mbyllja e bashkëpunimit me “Jamaha”-n e la Vinjalesin të lirë dhe kreu i divizionit të garave të “Aprilia”-s, Masimo Rivola, po punon ta fusë spanjollin në garë në vend të Lorenco Savadorit, i cili nga ana e tij pati zëvendësuar të pezulluarin Andrea Ianone, për shkak të dopingut. Ndonëse Çmimi i Madh i Britanisë së Madhe është një mundësi, gjasat janë më të mëdha që ta shohim Maverik Vinjalesin me motorin e ri në pistën e Aragonit.