Moto GP / Markez: Kulmet e sezonit, Hèrezi & Aragoni, pengu, Muxhelo

Share Button

AlbanianSport.com 22/10/2018 16:35

ASNN – Pas fitores në Çmimin e Madh të Japonisë, Mark Markezi fiton titullin e 7-të botëror në karrierë, të 5-tin në Moto GP dhe dy të tjerët në kategoritë e 125cc (Moto 3) dhe 250 cc (Moto2). Në përfundim të garës ai ka zgjedhur një mënyrë të veçantë festimi duke e krahasuar titullin e tij të 7-të botëror me nivelin e 7-të në videolojën me motorë. “Për momentin jam në nivelin e 7-të të lojës, – ka thënë markez, – por ju siguroj se sa më shumë fitoj aq më shumë më shtohet oreksi”.

Në përfundim të garës, ndërsa festonte fitoren, piloti spanjoll pësoi një dëmtim në shpatull. “Nuk është hera e parë që më ndodh – shtoi më tej Markez. – Tani ka një takim me Dr. Mir, për të vendosur se kur do ta operoj shpatullën. Ka shumë mundësi ta bëj në dhjetor pasi edhe koha e rikuperimit është e gjatë. Por ju siguroj se do të jem gati për vitin e ardhshëm”. Markez ka treguar edhe për gabimet që ka bërë gjatë këtij viti të botërorit në Moto GP.

“Momenti më i keq ishte Muxhelo, – ka vijuar spanjolli. – Ishte ndoshta i vetmi gabim i madh që kam bërë, ku dola i treti. Ndërsa momentet më të mira ishin fitoret në Herez dhe Aragon.” Piloti kampion bote me “Hondën” ka vlerësuar mjaft edhe kundërshtarin e tij direkt, Andrea Doviciozon. “Pa rival nuk ka kampionat, – ka thënë Markezi. – Është ky që na bën të rriteni dhe të shtojmë më shumë përpjekjet në stërvitje. Përveç Dovicizos nuk mund të mos veçoj edhe Lorencon.”

“Dyluftimet me ta e kanë bërë më të bukur Moto GP, duke arritur një nivel mbresëlënës të performancës dhe kjo gjysma e dytë esezonit ka qenë shumë e luftuar”, – ka përfunduar kampioni i sapokurorëzuar i botës, Mark Markez, i cili ka vlerësuar Agostinin, Njeton dhe Valentino Rosin si 3 pilotët më të mëdhenj të historisë së Moto GP. Për ta numrat flasin vetë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh