AlbanianSport.com 06/10/2019 13:20
ASNN – Me fitoren e në Çmimin e Madh të Tajlandës, Mark Markez u shpall “kampion i botës” në Moto GP për herë të 8-të në karrierën e tij. Në xhiron e fundit spanjolli parakaloi Fabio Kuartararon dhe shënoi fitoren e tij.
Spanjolli 26-vjeçar është vetëm një titull larg barazimit të rekordit të italianit Valentino Rosi, që numëron 9 tituj botërorë në të gjithë nivelet e Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit.
Kështu, Mark Markez është “kampion bote” për herë të 8-të në karrierë. Piloti spanjoll i “Honda”-s triumfoi edhe në Çmimin e Madh të Tajlandës, duke parakaluar në xhiron e fundit pilotin e “Jamaha”-s kliente të “Petronas”-it, Fabio Quartararo e duke siguruar matematikisht edhe titullin “kampion”.
Në podium, përveç Kuartararos, ngjitet edhe Maverik Vinjalesi me “Jamaha”-n zyrtare dhe. Tjetër zhgënjim për Valentino Rosin, i cili e përfundoi garën vetëm në vendin e 8-të. Kështu, 4 gara nga përfundimi i kampionatit të Moto GP, Markezi mbylli llogaritë me titullin.