Moto GP / Mark Markez rikthehet dominues në SHBA, fiton të 7-ën garë

Share Button

AlbanianSport.com 03/10/2021 22:25

ASNN – Mark Markez dominon në SHBA. Piloti i “Honda”-s triumfon në Çmimin e Madh të SHBA për herë të 7-të në karrierën e tij. Kështu, Mark Markez dominon garën në Ostin dhe kthehet të triumfojë në Çmimin e Madh të Amerikës për herë të 7-të në karrierën e tij.

Pas tij, pa asnjë shans për të sulmuar, udhëheqësi i Botërorit, Fabio Quartararo i “Jamaha”-s zyrtare dhe Françesko Banjaia i “Dukati”-t, i cili nuk arrin të shkurtojë distancën me francezin dhe mbetet 52 pikë prapa. Vendi i 6-të për Enea Bastianinin pas podiumit në Mizano, vetëm i 13-ti Andrea Doviciozo.

Ndërsa Valentino Rosi e mbyll në vendin e 15-të, pas të vëllait, Luka Marinit. “Plani ishte pikërisht ajo që bëra, nisu mirë dhe dil i pari që në kthesën e parë, – ka deklaruar Mark Markezi pas garës. – Jam i kënaqur me ritmin tim, në xhiron e fundit sepse isha i lodhur.”

“Dhe ishte e vështirë të mbaja përqendrimin, por Quartararo ishte larg, instinkti im më tha se do të ngadalësonte sepse po lufton për titullin”, – ka përfunduar spanjolli, që sidoqoftë mbetet ende larg edhe shkallës së fundit të podiumit sezonal. Kuartararo kryeson me 254 pikë, i ndjekur nga Banjaja, me 202.

 

 

Çmimi i Madh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Moto GP – Gara

 

10 të parët:

 

Nr.       Piloti                           Skuadra

  1. MarK Markez             (Honda)
  2. Fabio Kuartararo      (Yamaha)
  3. Françesko Banjaja   (Ducati)
  4. Aleks Rins                 (Suzuki)
  5. Horhe Martin             (Ducati)
  6. Enea Bastianini       (Avintia)
  7. Joan Mir                     (Suzuki)
  8. Xhek Miller                (Ducati)
  9. Brad Binder               (KTM)
  10. Pol Espargaro (Honda)

 

Renditja e përgjithshme e pilotëve

 

Nr.       Piloti                           Pikë

  1. F. Kuartararo 254
  2. F. Banjaja 202
  3. J. Mir 176
  4. Xh. Miller 148
  5. J. Zarko 141
  6. B. Binder 131
  7. M. Markez 117
  8. A. Espargaro 104
  9. M. Vinjales   98
  10. M. Oliveira   92
  11. H. Martin   82
  12. A. Rins   81
  13. E. Bastianini   71
  14. T. Nakagami   70
  15. P. Espargaro   70
  16. A. Markez   54
  17. F. Morbidelli   40
  18. I. Lekuona   38
  19. D. Petruçi               37
  20. L. Marini   30
  21. V. Rosi   29
  22. S. Bradli   13
  23. M. Pirro    8
  24. D. Pedroza     6
  25. L. Savadori     4
  26. A. Doviciozo     3
  27. T. Rabat     1
  28. Garret Gerloff     0
  29. K. Kraçlo     0
  30. Xh. Dikson     0

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh