Moto GP / Mark Markez i pandalshëm, triumfon edhe në La Mansh

Share Button

AlbanianSport.com 19/05/2019 21:05

ASNN – Mark Markezi fiton Çmimin e Madh të Francës në Moto GP. Spanjolli i “Hondës” triumfoi në fund të një gare shumë pak spektakolare, duke mbajtur pas krahëve “Dukatin” zyrtar të Andrea Doviciozos dhe Danilo Petruçit. Vetëm vendi i 5 për Valentino Rosin, që u mbrojt mjaft mirë në një fundjavë që dukej e ndërlikuar. Markezi forcon kështu pozitat në plus 8 pikë ndaj Doviciozos në renditjen e përgjithshme të pilotëve.

Mark Markezi tregoi kështu edhe një herë tjetër se është ai njeriu për t’u mundur. Në çdo pistë, në çfarëdo lloj kushtesh atmosferike. Në La Mansh nuk dominoi me aq lehtësi sa në Herez, por kaloi finishin i vetëm, pasi theu rezistencën në nisje të Xhek Millerit. Rrëzimi i pabesueshëm në Ostin, është episodi që po mban të ngjeshur renditjen e përgjithshëm të pilotëve pas një nisje sezoni të dominuar tërësisht nga numri 93.

Megjithatë, “Dukati” shkon në shtëpi me një rezultat pozitiv. Doviciozo u tregua i zoti për të përballuar një garë me urtësinë që e karakterizon, pas një nisje jo shumë të shkëlqyer. Por, në fund, u rendit i dyti, duke limituar dëmet ndaj Markez në vigjilje të Çmimit të Madh të Italisë në pistën e Muxhelos, pistë favorite për “Desmosediçin” e shtëpisë.

Në finale dy shokët e skuadrës dhanë spektakël, me disa parakalime në kthesën e 7-të, por, në fund, Dovi u rendit i 2-ti dhe Petruçi, i 3-ti. Fundjava e përkryer për skuderinë nga “Borgo Panigale” u kompletua nga “Dukati” klient, ai “Pramak” i Millerit, që arriti t’i rezistonte sulmit të Rosit në fund, duke ruajtur vendin e 4-t. Valentino mori me vete një rezultat pozitiv, duke parë se si shkuan gjërat në nisje të kësaj fundjave franceze.

“Doktori” tentoi të mbante ritmin e duhur për tu ngjitur në podium, por në pjesën e dytë të garës u desh të dorëzohej përballë superioritetit të “Dukatit” dhe të kënaqej me vendin e 5-të, që e bën të zbresë në 23 pikë poshtë liderit të botërorit, Markezit. Në 10-shen e të parëve, pas krahëve të Rosit, u renditen Pol Espargaro, Morbideli, Kuartararo, Kraçlou dhe “Suzuki” i Alex Rinsit.

Fundjavë për tu harruar për Maverik Vinjalesin, që pas dështimit në provat zyrtare u dorëzua edhe në garë pas një kontakti me “Dukatin Pramak”-un e Banjajas. Tashmë Moto GP rikthehet pas dy javësh me Çmimin e Madh të Italisë, që sikundër i gjithë ky sezon, do të vijë për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e RTSH-së.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh