AlbanianSport.com 23/08/2021 19:40
ASNN – Spanjolli: “Honda” duhet të përmirësohet pasi unë nuk mund të bëj magji. Unë nuk e di se ku jam. Nuk e kuptoj, as unë dhe as fiziku im, se si jam.” Me këto dy fjali, Mark Márkezi përmblodhi evolucionin e tij fizik 9 gara pas rishfaqjes së tij në garat e Moto GP-së. Piloti spanjoll, i cili qëndroi një vit pa garuar për shkak të dëmtimit që pësoi në Herez 2020, u kthye në Kampionatin Botëror me dëshirat e tij të zakonshme.
Por hasi në një problem të rëndësishëm, teksa motori i tij “RC213V” paraqiti shumë vështirësi në drejtim. Rreth dy vjet më parë, ky detaj mund të kishte kaluar pa u vënë re me veprimet e një piloti i cili arriti në majat më të larta të këtij sporti. Në një kohë që ai ende po merret me rikuperimin e shpatullës së tij të djathtë, Markezi nuk mund të merret edhe me mangësitë e një motori në të cilin ka ende detaje për përmirësuar. “Honda” ka punuar për të zgjidhur të gjitha dobësitë e saj.
Në fakt marka japoneze është duke punuar për një revolucion për vitin 2022, në mënyrë që kampioni i saj të rimarrë kryesimin e Moto GP-së. Por vetë piloti spanjoll pranon se ky vit tranzicioni nuk do të ishte i nevojshëm nëse fiziku i tij do të ishte 100%. Ai është i sinqertë për një realitet kur e di se rezultatet e mira do të vazhdojnë të mungojnë këtë sezon, ndërsa ai do të vazhdojë të rikuperohet. “Tani fiziku im më lejon të drejtoj një motor, por jo të bëj magji”, – thotë ai.
“Nëse do të isha prapa konkurrentëve të tjerë në garë, atëherë do të shqetësohesha, por unë jam midis të parëve, pavarësisht se kam humbur dy gara”, – ka përfunduar Mark Markezi.