Moto GP / Mark Markez “djeg” pistën, niset e pari sot në Bërno

Share Button

MotoGP-logo-zeze-RTSH

AlbanianSport.com 20.08.2016 10:40

ASNN – Botërori i Motorëve ka dhuruar surprizën e radhës në pistën e Bërnos. Piloti spanjoll i “Honda”-s, Mark Markez ka vendosur rekord në provat zyrtare të së shtunës pas një xhiro tepër të shpejtë. Ai do të niset nga vendi i parë në garën e së dielës, të vlefshme për Çmimin e Madh të Republikës Çeke në Botërorin e Motorëve.

Kështu, Mark Markez do të niset i pari në garën e së dielës. Piloti spanjoll i “Honda”-s ka bërë një xhiro të jashtëzakonshme në provat zyrtare duke zënë vendin e parë në nisje, por edhe duke thyer rekordin e pistës, me kohën 1 minutë, 54 sekonda e 596 të mijëtat.

Në vijën e parë të nisjes do të jenë edhe Lorenco me “Jamaha”-n dhe Janone me “Dukati”-n. Spanjolli i “Jamaha”-s, Lorenco, ka udhëhequr gjatë gjithë kohës së provave zyrtare, por në xhiron e fundit, koha e vendosur nga bashkëkombësi i tij, Mark Markez, ka qenë e jashtëzakonshme.

Valentino Rosi me motorin e tij “Jamaha” nuk ka mundur të shkojë më shumë se vendi i gjashtë. Gjithçka i mbetet garës së të dielës, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt nga Televizioni Shqiptar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Formula 1 / Ljuis Hemilton: Të ngas një “Ferrari”, një ëndërr fëmijërie

Formula 1 / Ljuis Hemilton: Të ngas një “Ferrari”, një ëndërr fëmijërie

AlbanianSport.com 03/02/2024 13:45 ASNN – Ka fituar 7 tituj “kampion”, por, prapëseprapë Ljuis Hemiltoni

Jo vetëm Hemiltonin, “Ferrari” kërkon t’i rrëmbëjë edhe inxhinierët “Mercedes”-it

Jo vetëm Hemiltonin, “Ferrari” kërkon t’i rrëmbëjë edhe inxhinierët “Mercedes”-it

AlbanianSport.com 03/02/2024 11:15 ASNN – Jo vetëm Ljuis Hemiltonin, por “Ferrari” dëshiron të rrëmbejë

Tronditet Formula 1, Ljuis Hemiltoni kalon tek “Ferrari” në 2025-ën

Tronditet Formula 1, Ljuis Hemiltoni kalon tek “Ferrari” në 2025-ën

AlbanianSport.com 01/02/2024 20:25 ASNN – Formula 1, Ljuis Hemiltoni, tek “Ferrari” në 2025-ën.

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh