Moto GP / Lorenco: Një garë që nuk mbaronte kurrë / Rosi: 20 pikë që vlejnë

Share Button

Moto-GP-logo

AlbanianSport.com 09.05.2016 14:35

ASNN – Rrëzohet Mark Markez, Horge Lorenco fiton në Lë Mans. Lorenco e nis i pari si rrjedhojë e fitores së tij në prova zyrtare dhe fluturon drejt fitores në Çmimin e Madh të Francës. “Ka qenë një garë shumë e gjatë, që nuk mbaronte kurrë, – tha fituesi Horge Lorenco. – Doja të mbaja gjithnjë një hap të lartë për të mos u shpërqëndruar. Kur Doviciozo dhe Markez kanë rënë, kam marrë frymë lehtësisht.”

“Ka qenë një garë shumë e rëndësishme, sepse nëse Markezi do të kishte ardhur i dyti pas meje do të kisha marrë vetëm pesë pikë, – ka shtuar spanjolli. – Kështu kam rikuperuar plot 20 të tilla.” Rosi ka rikuperuar vonesën e së shtunës dhe në finish është pas shpinës së shokut të skuadrës, që tashmë është përsëri në krye të renditjes së përgjithshme të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit.

“Jam i kënaqur, një fundjavë e vështirë dhe janë 20 pikë shumë të rëndësishme, – tha piloti italian. – Isha pak më i shpejtë se Doviciozo dhe Markez, por Lorenco ishte sot shumë më i fortë.” Në këtë mënyrë është konfirmuar dominimi i Jamahës në Lë Mans. I treti Maverik Vinjales me “Suzukin”. “Ndihesha mirë në motorr dhe rifalënderoj ekipin që ka bërë një shumë të mirë dhe të madhe”, – ka thënë Vinjales.

“Xhirot e para të vështira, pastaj kam mundur të shtyjë fort dhe të kontrollojë Danin”, – ka shtuar ai. I tmerrshëm eliminimi i protagonistëve kryesor për të fituar këtë garë. “Dukati” ka qenë pas shpinës së Lorencos, por pas xhiros së dhjetë ka rënë Janone. Rosi kalon Doviciozon dhe Markezin dhe dy xhiro më pas, në të 16-ën çifti ndjekës ka rënë në të njëjtën kthesë. Markez ngrihet dhe mbërrin i 13-ti, ndërsa në vendin e katërt ka qenë Pedroza.

 

Çmimi i Madh i Francës

 

Renditja e përgjithshme e garës së Lë Manshit

 

1)         Horge Lorenco (Spanjë)     Jamaha          43’51”290

2)         Valentino Rosi (Itali)                        Jamaha             +10”654

3)         Maverik Vinales (Spanjë)   Suzuki              +14”177

4)         Daniel Pedroza (Spanjë)    Honda                           +18”719

5)         Pol Espargaro (Spanjë)      Jamaha             +24”931

6)         Aleiks Espargaro (Spanjë) Suzuki              +32”921

7)         Danilo Petruci (Itali)             Dukati                           +38”251

 

Kampionati Botëror i Motoçiklizmit (Moto GP)

 

Renditja e përgjithshme e pilotëve:

 

1)         Horge Lorenco (Spanjë)     Jamaha          90 pikë

2)         Mark Markez (Spanjë)         Honda                        85 pikë

3)         Valentino Rosi (Itali)                        Jamaha          78 pikë

4)         Daniel Pedroza (Spanjë)    Honda                        53 pikë

5)         Maverik Vinales (Spanjë)   Suzuki           49 pikë

6)         Pol Espargaro (Spanjë)      Jamaha          47 pikë

7)         Aleiks Espargaro (Spanjë) Honda                        42 pikë

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Formula 1 / Ljuis Hemilton: Të ngas një “Ferrari”, një ëndërr fëmijërie

Formula 1 / Ljuis Hemilton: Të ngas një “Ferrari”, një ëndërr fëmijërie

AlbanianSport.com 03/02/2024 13:45 ASNN – Ka fituar 7 tituj “kampion”, por, prapëseprapë Ljuis Hemiltoni

Jo vetëm Hemiltonin, “Ferrari” kërkon t’i rrëmbëjë edhe inxhinierët “Mercedes”-it

Jo vetëm Hemiltonin, “Ferrari” kërkon t’i rrëmbëjë edhe inxhinierët “Mercedes”-it

AlbanianSport.com 03/02/2024 11:15 ASNN – Jo vetëm Ljuis Hemiltonin, por “Ferrari” dëshiron të rrëmbejë

Tronditet Formula 1, Ljuis Hemiltoni kalon tek “Ferrari” në 2025-ën

Tronditet Formula 1, Ljuis Hemiltoni kalon tek “Ferrari” në 2025-ën

AlbanianSport.com 01/02/2024 20:25 ASNN – Formula 1, Ljuis Hemiltoni, tek “Ferrari” në 2025-ën.

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh