Moto GP / Lorenco: Mirënjohës që Markezi nuk më pengoi tek “Honda”

Share Button

AlbanianSport.com 10/10/2018 23:40

ASNN – Piloti i “Dukatit”, Horhe Lorenco, shtangu botën e Moto GP-së në qershor, kur u bë e ditur se ai do t’i bashkohet Mark Markezit tek skuadra zyrtare e “Hondas” për dyvjeçarin 2019-2020. Dhe të mërkurën në mbrëmje, ai e ka pranuar se është mirënjohës që rivali  dhe bashkatdhetari spanjoll nuk e pengoi kalimin e tij në 2019-ën tek skuadra japoneze. Kështu, Horhe Lorenco e ka pranuar se ai është mirënjohës që rivali i tij në Moto GP, Mark Markez, që nuk e pengoi kalimin e tij në 2019-ën tek “Honda”.

Piloti i “Dukatit” shtangu botën e Moto GP-së në qershor, kur u bë e ditur se ai do t’i bashkohet Markezit tek skuadra zyrtare e “Hondas” për dyvjeçarin 2019-2020, duke zëvendësuar Dani Pedrozën, që do të tërhiqet nga garimi. Kur Në nfillim u duk se Lorenco po përballej me mungesë zgjedhjesh për të mbetur në Moto GP, pasi “Dukati” vendosi të mos e rinovonte bashkëpunimin me të, përpara se në lojë të hynte skuadra japoneze. Por, duke folur për mediat, Lorenco tha se ai ia kishte borxh këtë mundësi shokut të tij të ardhshëm të skuadrës, i cili nuk zgjodhi ta bllokonte këtë lëvizje.

“Për mua, kjo do të thotë se Markezi ka besim tek vetja dhe se nuk dëshiron të tregojë shenja dobësie”, – ka deklaruar piloti spanjoll, duke folur për bashkëatdhetarin e tij. – Por unë ia atribuoj atij mundësinë që munda të firmos me “Hondan” dhe i jam shumë mirënjohës, sepse, në atë periudhë, unë po përballesha me një situatë të vështirë.” Por Lorenco e hodhi poshtë mundësinë se mund të kishte përfunduar në skuadrat periferike të Moto GP-së, nëse Markezi do të kishte vënë veton për këtë lëvizje.

“Kam patur mundësi të tjera, madje të mira, por në atë periudhë jam ndjerë shumë mirë, siç dëshmuan edhe garat që vijuan, dhe do të kishte qenë për të të ardhur keq nëse do të isha larguar në ato rrethana”, – tha piloti i “Dukatit”. Sezoni i dytë i Lorencos me “Dukatin” nisi dobët, çka çoi në vendimin e skuadrës italiane për ta larguar, por ai vijoi të fitonte 3 gara, në Muxhelo, në Barcelonë dhe në Austri, përpara se të vuante pasojat e një aksidenti në Mizano, më pas në Aragon dhe të tërhiqej në Tajlandë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

AlbanianSport.com 13/03/2024 22:05 ASNN – Liga Unike, Tirana fiton derbin me Partizanin dhe prek

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

AlbanianSport.com 10/03/2024 16:10 ASNN – Lara Kolturi, në finalet e Kupës së Botës. Skiatorja kuqezi

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh