Moto GP / Lorenco, lamtumirë me fitore “Jamaha”-s, tani për “Dukati”-n

Share Button

moto-gp-lorenco-yamaha-prapa

Gjergj Vyshka 14.11.2016 08:45

Një duel i madh dhe i fortë është zhvilluar dje në Valencia, në garën e fundit të vitit 2016 për Kampionatin Botëror të Motoçiklizmit, mes Mark Markezit, Valentino Rosit dhe Andrea Ianones.
Në fund ka qenë një mision i përmbushur për Horge Lorencon, i cili duke qenë fitues dje në Valencia ka ruajtur kështu vendin e tretë në renditjen e përgjithshme të Kampionatit Botëror.
Madje ky ka qenë interesi i fundit në këtë garë, sepse titulli i kampionit të botës prej javësh ishte vendosur nga Mark Markez. Për Lorencon ky ishte suksesi i fundit si piloti i “Jamaha”-s, sepse më 2017-ën do të konkurrojë si pjesë e “Dukati”-t.
Spektaklin në “Rikardo Tormo” e kanë garantuar mbi të gjitha Rosi, Janone dhe Markez. Të shumta dhe spektakolare duelet për të siguruar ngjitjet në podium. Por duket se Markez nuk ka shumë motivim.
Dhe në gjysmën e garës tërhiqet nga konkurrenca dhe dëshira për ta fituar këtë garë të fundit të vitit në Kampionatin Botëror të Motoçiklizmit. Janone kalon Rosin dhe arrin ta mbajë me forcë vendin e tij të tretë në Valencia.

 

Çmimi i Madh i Valencias
Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit
Moto GP – 2016

 

Rezultatet teknike të garës:

1) Horge Lorenco (Spanjë) Jamaha 45’54”228
2) Mark Markez (Spanjë) Honda + 1”185
3) Andrea Ianone (Itali) Dukati + 6”603
4) Valentino Rosi (Itali) Jamaha + 7”668
5) Maverik Vinales (Spanjë) Suzuki + 10”610
6) Pol Espargaro (Spanjë) Jamaha + 18”378
7) Andrea Doviciozo (Itali) Dukati + 18”417
8) Aleiks Espargaro (Spanjë) Suzuki + 18”678

 

Kampionati Botëror i Motoçiklizmit

Moto GP – 2016

 

Renditja përfundimtare e sezonit 2016-2017:

1) Mark Markez (Spanjë) Honda 298 pikë
2) Valentino Rosi (Itali) Jamaha 249 pikë
3) Horge Lorenco (Spanjë) Jamaha 233 pikë
4) Maverik Vinales (Spanjë) Suzuki 202 pikë
5) Andrea Doviciozo (Itali) Dukati 171 pikë
6) Daniel Pedroza (Spanjë) Honda 155 pikë
7) Kal Krutshlov (Britani e Madhe) Honda 141 pikë

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Formula 1 / Ljuis Hemilton: Të ngas një “Ferrari”, një ëndërr fëmijërie

Formula 1 / Ljuis Hemilton: Të ngas një “Ferrari”, një ëndërr fëmijërie

AlbanianSport.com 03/02/2024 13:45 ASNN – Ka fituar 7 tituj “kampion”, por, prapëseprapë Ljuis Hemiltoni

Jo vetëm Hemiltonin, “Ferrari” kërkon t’i rrëmbëjë edhe inxhinierët “Mercedes”-it

Jo vetëm Hemiltonin, “Ferrari” kërkon t’i rrëmbëjë edhe inxhinierët “Mercedes”-it

AlbanianSport.com 03/02/2024 11:15 ASNN – Jo vetëm Ljuis Hemiltonin, por “Ferrari” dëshiron të rrëmbejë

Tronditet Formula 1, Ljuis Hemiltoni kalon tek “Ferrari” në 2025-ën

Tronditet Formula 1, Ljuis Hemiltoni kalon tek “Ferrari” në 2025-ën

AlbanianSport.com 01/02/2024 20:25 ASNN – Formula 1, Ljuis Hemiltoni, tek “Ferrari” në 2025-ën.

Hemilton: Nuk kam thënë kurrë që titulli i 8-të është pika e mbërritjes…!

Hemilton: Nuk kam thënë kurrë që titulli i 8-të është pika e mbërritjes…!

AlbanianSport.com 30/01/2024 18:55 ASNN – Befason Hemiltoni: Mund të qëndroj një vit pushim

Pas Lëklerkut me “Ferrari”-n, edhe Lando Norrisi rinovon me “MekLaren”-in

Pas Lëklerkut me “Ferrari”-n, edhe Lando Norrisi rinovon me “MekLaren”-in

AlbanianSport.com 26/01/2024 19:50 ASNN – Lando Norris rinovon kontratën, britaniku nënshkruan

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh