AlbanianSport.com 28/09/2018 18:35
ASNN – Pas një kontrolli të dytë mjekësor të enjten në Barcelonë, Horhe Lorenco bëri të ditur se këmba është ende e ënjtur dhe ndjen dhimbje, por prapëseprapë, ai do ta provojë veten nëse do të arrijë të zbresë në pistë në Tajlandë, në garën që zhvillohet pas 10 ditësh.
Kështu, piloti i “Dukatit”, Horhe Lorenco do të përpiqet të jetë në pistë në garën e radhës në Moto GP, por vetëm nëse nuk do të ndjejë shumë dhimbje gjatë provave. Spanjolli dëmtoi gishtin e madh dhe një nga kockat e trinës së këmbës së tij djathtë, pasi ati fluturimi spektakolar në ajër në kthesën e parë të garës së fundjavës së shkuar në pistën e Aragonit.
Dhe garimi i Lorencos në Tailandë ishte në dyshim, pasi ai iu nënshtruar një vizite mjekësore të hënën në Barcelonë, ndërsa enjtja e këmbës së djathtë ishte ende e madhe. Pas një kontrolli të dytë mjekësor në po në kryeqytetin katalan të enjten, Lorenco bëri të ditur se këmba është ende e ënjtur dhe ndjen dhimbje.
Por, prapëseprapë, ai do ta provojë veten nëse do të arrijë të garojë në pistën e Buriramit në Tajlandë, në garën që zhvillohet pas 10 ditësh. Megjithatë, spanjolli pohoi se nuk do të rrezikojë shkaktimin e dëmtimeve të tjera nëse do të ndjejë shumë dhimbje.
Lorenco fajësoi shokun e tij të skuadrës së ardhshme, “Honda”-s, Mark Markezin, për rënien e tij, duke këmbëngulur se kryesuesi i renditjes së pilotëve dhe kampioni në fuqi në botës i shkaktoi aksidentin me një përpjekje agresive për ta parakaluar në pjesën e brendshme të kthesës së parë.
Markezi i ka hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se piloti i “Dukatit” ishte vetë fajtor për atë aksident.