AlbanianSport.com 10/02/2020 21:45
ASNN – Piloti francez i skuadrës japoneze flet pas 3 ditëve të testeve të para të sezonit në Sëpang. Ai ishte më i shpejti në ditën e dytë dhe të 3-të me motorin e ri, teksa edhe në ditën e parë kishte qenë më i shpejti me motorin e vjetër në testet e Sëpangut. Fabio Kuartararo thotë se ai mund të përmirësohet edhe më tepër me “Jamaha”-n e këtij viti, pasi ai ende nuk është ende “100 % i përshtatur” me motorin e ri. Fabio Kuartararo thotë se ai mund të përmirësohet edhe më tepër me “Jamaha”-n e këtij viti, pasi ai ende nuk është ende “100 % i përshtatur” me motorin e ri, edhe pse ai i mbylli testet e Sepangut si më i shpejti.
Kuartararo përdori specifikimet e 2020-ës në motorin e tij “M1” në ditën e dytë dhe të 3-të të periudhës së parë të testeve në Moto GP, të zhvilluar në pistën malajziane. Ai ishte më i shpejti në ditën e dytë dhe të 3-të me motorin e ri, teksa edhe në ditën e parë kishte qenë më i shpejti me motorin e vjetër, duke e përshkuar pistën e Sëpangut me kohën 1 minutë, 58 sekonda e 349 të qindtat, thuajse dy të dhjetat e sekondës më i shpejtë se piloti i “Jamaha”-s zyrtare të Valentino Rosit.
Por, duke folur pas këtyre testeve, Kuartararo bëri thirrje për më tepër punë dhe më tepër kohë me motorin e tij, duke theksuar se ndjesia që kishte në përgjithësi ishte se jo gjithçka ishte në maksimumin e vet. “Nuk ndjehem ende 100 i përshtatur me motorin e ri, kështu që kemi ende punë dhe na duhet ende kohë, ashtu sikundër na duhet të shqyrtojmë edhe informacionin që na jep skuadra dhe fabrika”- tha francezi. “Nuk bëhet fjalë për një problem vetëm, por është e gjithë ndjesia, pjesa e frenimit, elektronika, pilotimi, kontrolli dhe pak nga të gjitha të tjerat, – vijoi ai, duke shtuar: “Është paksa e vështirë, por do t’i analizojmë me skuadrën.”
Megjithatë, Kuartararo theksoi se, në përgjithësi, motori i ri i skuadrën japoneze ka përmirësime të ndjeshme, ndonëse shpejtësia nuk është ende ajo e dëshiruara.