Moto GP / Kthimi i Mark Markezit në garë, midis optimizmit & pesimizmit

Share Button

AlbanianSport.com 21/12/2020 19:05

ASNN – Ish-shefi i “Honda”-s, Livio Supo, ka besim se Mark Markezi do të rikthehet sezonin e ardhshëm njësoj si më parë. Por gjithnjë nëse spanjolli do ta marrë veten 100% nga dëmtimi që pësoi në aksidentin në Herez. Pesë muaj dhe dy ditë. Kjo është koha që ka kaluar që kur Mark Márkezi u dëmtua në shpatullën e tij të djathtë, pas atij rrëzimi në kthesën 3 në Herez, kur ishte me më shumë se 149 kilometra në orë gjatë Çmimit të Madh të Spanjës 2020.

Një veprim, gjatë të cilit, 8 herë kampioni i botës, qëndroi në ajër për një sekondë përpara se të përplasej në tokë me një forcë prej 25.98 G nga rrota e përparme e “Honda”-s së tij. Një pritje e gjatë ku spekulimet për gjendjen e tij fizike kanë qenë konstante në çdo garë të Kampionatit Botëror të Moto GP-së në 2020-ën. Një thashethem që përfundoi të enjten, e 3 dhjetorit në orën 11:00 paradite. Në këtë moment, fabrika “Ala Dorada” njoftoi se Marku ishte operuar për herë të tretë.

E megjithatë, Livio Supo, ish-shefi i “Repsol Honda”-s, u shpreh se Mark Markezi do të rikthehet më i fortë në sezonin e ardhshëm, e dëmtimi nuk do të ndikojë aspak në formën e pilotit spanjoll. Gjithnjë nëse ai do të rikthehet në pistë në 100% të formës së tij. “Na mungon të shohim Márkezin në pistë, – ka deklaruar ai. – Unë mendoj se është e qartë për të gjithë se është spektakël të shohësh Marc me Honda. Unë mendoj se ai do të kthehet ashtu siç ishte më parë.”

“Nëse arrin të rikuperohet 100%, aksidenti nuk do të ndikojë në aftësinë e tij për të dhënë më të mirën në garë, – ka vijuar ish-drejtues. – Marku ka treguar se ai është një nga ata pilotë që mund të rikthehet në shpejtësinë maksimale, menjëherë pas një përplasjeje të keqe dhe nuk mendoj se një ndërprerje njëvjeçare mund ta ndryshojë atë. Unë besoj se dëmtimi në shpatull nuk do ta kushtëzojë atë në të ardhmen.” Por Kevin Shuontz, i cili gjatë gjithë karrierës së tij sportive ka qenë në marrëdhënie të ngushtë me dëmtimet, nuk pajtohet me parashikimin e ish-kreut të skuadrës portokalli.

Ai siguron se pilotit spanjoll, jo vetëm që do t’i duhet kohë për të qenë përsëri i shpejtë, por gjatë gjithë kësaj periudhe ai do të mbajë gjithmonë në mendje aksidentin e ndodhur në Herez de la Frontera. “Marku nuk do të jetë në gjendje të jetë në krye të hierarkisë. Të paktën jo aq lehtë sa në të kaluarën. Pas një viti mungesë, ai do të ketë nevojë për kohë që të jetë i shpejtë. Ai gjithmonë do të ketë parasysh se gara e fundit përfundoi në një aksident. Megjithëse uroj dhe shpresoj të jetë e kundërta”, – tha Shuontzi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

AlbanianSport.com 14/03/2024 18:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon turneun

(Video) Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në “eEuro 2024”

(Video) Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në “eEuro 2024”

AlbanianSport.com 14/03/2024 14:30 ASNN – Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në fushatën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh