Moto GP / Kraçlou gjen fitoren e parë pas 98 garash, Rosi jep spektakël

Share Button

MotoGP-Kal-Kraclou

AlbanianSport.com 21.08.2016 12:55

ASNN – Kal Kraçlou ka pritur 98 gara për të gjetur fitoren e tij të parë në nivelin më të lartë të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, të njohur si Moto GP, teksa ka triumfuar në Çmimin e Madh të Bërnos në Republikën Çeke. Britaniku ka mbërritur i pari në finish, por spektaklin e kësaj gare, që sikundër i gjithi sezoni i Moto GP, u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, e ka dhuruar i përhershmi Valentino Rosi.

Viti 2016, ose më saktë, muaji gusht, padyshim është një periudhë për të mos u harruar nga britaniku Kal Kraçlou, pasi 30-vjeçari, i cili u bë edhe baba në ditët e para të këtij muaji, ka arritur të dielën fitoren e parë në karrierën e tij në nivelin më të lartë të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, të njohur si Moto GP, teksa ka triumfuar në Çmimin e Madh të Bërnos në Republikën Çeke. Britaniku ka mbërritur i pari në finish, por spektaklin e kësaj gare, që sikundër i gjithi sezoni i Moto GP, u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, e ka dhuruar i përhershmi Valentino Rosi. Italiani u nis i dyti në këtë garë, por një fillim i rrëmujshëm në një pistë të lagur, ka bërë që ai të zbresë në vendin e 12-të. Megjithatë, 37-vjeçari ka nisur një vallëzim mbresëlënës në gjysmën e dytë të garës, duke i parakaluar me radhë të 10 pilotët para tij dhe, vetëm largësia e madhe e krijuar nga kryesuesi i garës, Kraçlou, i ka mohuar italianit kreun e podiumit. Duhet theksuar se fitorja e Kraçlout ishte historike edhe për shkak se ishte e para e një piloti britanik në 35 vitet e fundit, si edhe e dyta e këtij sezoni nga një skuadër e paravarur si “LCR Honda”. Podiumin e garës çeke e plotësoi Mark Markezi, i cili mban kreun e renditjes së përgjithshme me 197 pikë, ndërsa Rosi, që është ngjitur në kuotën e 144 pikëve, ka lënë prapa shokun e tij të skuadrës, Horhe Lorencon, që ka 138 pikë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

(Video) Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në “eEuro 2024”

(Video) Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në “eEuro 2024”

AlbanianSport.com 14/03/2024 14:30 ASNN – Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në fushatën

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

AlbanianSport.com 13/03/2024 18:25 ASNN – Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, ka folur të martën

(Video) Shpresat / Bushi: Refuzime kemi patur, por edhe kemi bindur talente

(Video) Shpresat / Bushi: Refuzime kemi patur, por edhe kemi bindur talente

AlbanianSport.com 12/03/2024 23:00 ASNN – Trajneri i kuqezinjve Nën-21-vjeçarë komentoi listën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh