AlbanianSport.com 18/08/2021 21:10
ASNN – Kampioni në fuqi i botës në Moto GP, Joan Mir thotë se ai “duhet të fitojë dy ose 3 gara” për të mbajtur kurorën e tij në 2021-shin, pasi përfundoi i 4-ti në Çmimin e Madh të Austrisë. Piloti i “Suzuki”-t, deri më tani ka shënuar vetëm 3 podiume nga 11 garat e para të zhvilluara, ndërsa Fabio Kartararo ka fituar 4 gara dhe ka një epërsi prej 47 pikësh.
Spanjolli arriti në vendin e 4-t në garën kaotike në Çmimin e Madh të Austrisë të dielën e kaluar. Duke mposhtur Kuartararon në dy garat në Austri, Miri tani është ngjitur në vendin e dytë me Françesko Banjajën e “Dukati”-t por pranon se do të befasohet nëse fiton titullin 2021 pa pretenduar një “minimum prej dy fitoresh” nga garat e mbetura.
“Unë mendoj se ne duhet të fitojmë dy ose tre gara për të fituar kampionatin”, – tha Miri. – Tani janë garat më të mira që vijnë për ne, më të favorshme dhe mendoj se do të kemi mundësi për të fituar. Por gjëja e rëndësishme përsëri është të qëndrosh në motor, të vazhdosh të përmirësohesh dhe të fitosh gara. Mendoj se do të na duhet të fitojmë së paku dy gara për të fituar titullin. Do të isha i befasuar nëse nuk do të kishim nevojë për të.”