Moto GP / Janone siguron nisjen i pari në garën e Austrisë, para Rosit

Share Button

Moto-GP-logo

AlbanianSport.com 13.08.2016 18:55

ASNN – Janë zhvilluar sot provat zyrtare të Çmimit të Madh të Austrisë në Moto GP dhe do të jetë italiani i “Dukati”-t, Andrea Janone ai që do të niset i pari në garën e nesërme. Valentino Rosi i “Jamaha”-s do të niset nga vendi i dytë, pasi u mund nga bashkëatdhetari i tij, ndërsa i treti që do të plotësojë rreshtin e pari të garës së nesërme është Andrea Doviciozo.

Andrea Janone ka arritur në mënyrë të pabesueshme të regjistrojë kohën më të shpejtë të provave zyrtare të Çmimit të Madh të Austrisë në Moto GP, duke triumfuar në një betejë katërshe. Valentino Rosi i “Jamaha”-s do të niset nga vendi i dytë, pasi u mund nga bashkëatdhetari i tij, ndërsa i treti që do të plotësojë rreshtin e pari të garës së nesërme është Andrea Doviciozo.

Janone, i cili po garon pavarsisht dhimbjes që i ka shkaktuar një aksident me motokros gjatë pushimeve verore, e siguroi vendin e parë pasi ishte mbyllur koha zyrtare, duke i mohuar italianit tjetër, Valentino Rosi, vendin e parë. Kjo ishte vetëm hera e dytë në karrierë që ai do të niset nga vendi i parë. Rosi, pati udhëhequr deri në sekondat e fundit dhe 9-herë kampioni i botës u detyrua të kënaqej me nisjen nga rreshti i parë.

Horhe Lorenco i “Jamahas”, Mark Markez i “Hondës” dhe Maverik Vinjales i “Suzukit” plotësuan një rresht të dytë të gjithin spanjoll. Sikundër i gjithë ky sezon i Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, edhe gara e së dielës në Austri do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Formula 1 / Ljuis Hemilton: Të ngas një “Ferrari”, një ëndërr fëmijërie

Formula 1 / Ljuis Hemilton: Të ngas një “Ferrari”, një ëndërr fëmijërie

AlbanianSport.com 03/02/2024 13:45 ASNN – Ka fituar 7 tituj “kampion”, por, prapëseprapë Ljuis Hemiltoni

Jo vetëm Hemiltonin, “Ferrari” kërkon t’i rrëmbëjë edhe inxhinierët “Mercedes”-it

Jo vetëm Hemiltonin, “Ferrari” kërkon t’i rrëmbëjë edhe inxhinierët “Mercedes”-it

AlbanianSport.com 03/02/2024 11:15 ASNN – Jo vetëm Ljuis Hemiltonin, por “Ferrari” dëshiron të rrëmbejë

Tronditet Formula 1, Ljuis Hemiltoni kalon tek “Ferrari” në 2025-ën

Tronditet Formula 1, Ljuis Hemiltoni kalon tek “Ferrari” në 2025-ën

AlbanianSport.com 01/02/2024 20:25 ASNN – Formula 1, Ljuis Hemiltoni, tek “Ferrari” në 2025-ën.

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh