AlbanianSport.com 23.09.2016 09:45
ASNN – Andrea Janone ka pasur një farë “Po-je” nga mjekët për të provuar për të garuar në Çmimin e Madh të Aragonës të dielën. “Problemi do të jenë dhimbjet, sepse kur shpina përkulet, shtylla kurrizore pëson në shtytje”, – ka pohuar ai.
“Nëse unë bëj një sforcim me krah, të paktën duke e provuar të ngrejë diçka, ndihem menjëherë keq, – ka shtuar Andrea. – Pse nuk mund të rrezikoj kur kam dhimbje, sepse dhimbja do të thotë se diçka nuk shkon, – thotë abrucezi i “Dukati”-t.
“Jemi duke folur për një vertebër dhe duhet të kem durim për t’u rikuperur 100 %, sepse me shpinën nuk mund të bëhet shaka”, – ka përfunduar Janone. Sot zhvillohen provat e lira të Çmimit të Madh të Spanjës.