AlbanianSport.com 24.09.2016 09:00
ASNN – Andrea Janone nuk do të garojë në Çmimin e Madh të Aragonas për shkak të dëmtimit të pësuar nga rrëzimi në “Misano Adriatiko” dy javë më parë. Ka probleme në qafë.
Kështu ka lajmëruar skuadra e “Dukati”-t, ndërsa në vendin e tij do të garojë Mikele Pirro. Në llogarinë e kohëve të kombinuara më i shpejti ka qenë Dani Pedroza 1’48”429 përpara shokut të tij të skuadrës së Hondës, Mark Markez.
E ndjek pilotin e “Honda”-s britaniku Kal Kraçlou. Valentino Rosi është koha e katërt më e shpejtë në provat e lira me 1’48”669, ndërsa është përpara Espargaros dhe “Suzukit” të Vinjalesit.
Horhe Lorenco, shoku i Rosit tek “Jamaha” ka kohën e shtatë përpara “Dukati”-t të Barberasë, Petrucit dhe Doviziciozos.