Moto GP / “Jamaha” ofron përmirësime, Morbideli, optimist për sezonin e ri

Share Button

AlbanianSport.com 22/03/2021 22:25

ASNN – Piloti i skuadrës kliente të “Petronas”-it flet pas testeve të Katarit. Piloti i skuadrës kliente të “Petronas”-it, Franko Morbideli, ishte i 3-ti më i shpejti në testet e Katarit, vetëm 140 të mijëtat e sekondës pas dyshesh së skuadrës zyrtare të “Jamaha”-s, Maverik Vinjalesit dhe Fabio Kuartararos. Duke folur shkurtimisht pas këtyre testeve, Morbideli u shpreh i kënaqur dhe gati për sezonin e ri.

Piloti i skuadrës kliente, “Petronas”-it, Franko Morbideli beson se “përmirësimet e ndjeshme”, që i janë bërë specifikave të motorit të tij “Jamaha” kanë zgjidhur një numër çështjesh që kishte përjetuar sezonin e fundit. Në fakt, fituesi i 3 garave në Moto GP do të garojë me specifikat e versionit të vjetër, me të cilat ai u rendit i dyti në kampionatin botëror të vitit të shkuar. Morbideli garoi vitin e shkuar me një motor M1 të 2019-ës, por paksa më të modifikuar, por “Jamaha” futi në përdorim disa përmirësime në testet parasezonale të Katarit, dhe italiani e pohoi se për të kishte qenë e papritur. Specifikimet e Morbidelit ofruan qëndrueshmëri në 2020-ën, ndonëse ai u përball me disa probleme me motorin e tij në gara të caktuara. Por i pyetur pas testeve të parasezonit nëse përmirësimet e reja i kishin zgjidhur këto probleme, ai u përgjigj: “Po, sepse ato ishin shumë të thjeshta, por shumë thelbësore dhe udhëzime të thjeshta. Kështu që mendoj se përmirësimet që solli “Jamaha” do të funksionojnë edhe në pistat e tjera, siç funksionuan këtu në Katar. Kështu mendoj unë të paktë dhe shpresoj që kështu që ndodhë.” Në fakt, paraqitja e Morbidelit u dha të drejtëve fjalëve të tij, teksa piloti i skuadrës kliente ishte i 3-ti më i shpejti në testet e Katarit, vetëm 140 të mijëtat e sekondës pas dyshesh së skuadrës zyrtare të “Jamaha”-s, Maverik Vinjalesit dhe Fabio Kuartararos. Duke folur shkurtimisht pas këtyre testeve, Morbideli u shpreh i kënaqur dhe gati për sezonin e ri. “Sigurisht, mund të bëj më mirë, por e përgjithshmja është mirë, prandaj jam i lumtur me gjendjen”, – ka thënë ai, duke shtuar: “Ka gjëra që mund të përmirësohen, por për këtë na duhet kohë. Do të shohim sesi do të shkojnë gjërat në fundjavën e parë të garës, ndonëse do të jetë e vështirë, pasi konkurrenca do të jetë e madhe.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh