Moto GP / “Honda” prezanton skuadrën, Markez, pa datë për kthimin

Share Button

AlbanianSport.com 23/02/2021 15:45

ASNN – “Honda” ka prezantuar motorët e rinj, me të cilët do të konkurrojë në Botërorin e 2021-shit në Moto GP. Por Mark Markez nuk e ka ende të qartë se kur do të kthehet në pistë. Piloti spanjoll pret vendimin e mjekëve, e më pas rikuperimin e plotë 100%. Kështu, Mark Márkez, 6 herë kampion i botës në MotoGP, është optimist për rikuperimin e tij pas dëmtimit në shpatullën e djathtë, që e bëri atë të humbasë sezonin e kaluar. Ai thotë se tani qëllimi i tij në 2021 “është të shijojë përsëri” motorin e tij.
“Qëllimi im është të shijoj motorin dhe pak nga pak të kthehem të jem aq i shpejtë sa isha,- ka thënë Márkezi gjatë prezantimit të ekipit “Honda” për sezonin 2021. – Ajo që duhet të kuptoni është se nuk mund të shtirem. Pas 10 muajsh larg motorit, nuk mund të jem në garë po i njëjti Mark. Eshtë hera e parë që qëndroj kaq gjatë pa hipur në motor dhe nuk e di si do të jenë xhirot e provës. Por ju siguroj se nuk do të jenë 100%.”

Gjatë intervistës, ai u shfaq me bashkatdhetarin e tij Pol Espargaró, partneri i tij për vitin 2021, që erdhi nga KTM-ja. Piloti spanjoll është kthyer në stërvitje në fillim të shkurtit. Ai ndihet optimist për shërimin e tij, por nuk guxon të përcaktojë një datë për kthimin e tij. “Unë ndjek ndjesitë e trupit tim, por nuk e di se kur do të jem në gjendje të kthehem në garë, – tha ai. – Shpresa ime ishte të shkoja në testet e Katarit, nga datga 6, deri më 12 mars 2021, por mjekët tashmë më kanë thënë ta harroj.”
“Tani po përpiqem të shkoj në garën e Katarit, më 28 mars 2021, por në mes të marsit kam një rishikim nga mjekët, – shpjegoi Markezi. – Nga atje, rendi i ditës do të planifikohet përsëri, por, sidoqoftë, do të më duhen disa ditë për të arritur një formë të pranueshme fizike, veçanërisht për krahun.” Piloti spanjoll e ka përjashtuar praktikisht veten nga lufta për titull këtë vit. “Nuk kam ndërmend të bëj presion mbi veten time, të shkoj në garën e parë dhe të them se duhet të fitoj”, – ka thënë ai.

“Qëllimi im është të hipi në motor, të argëtohem përsëri me të, – ka këmbëngulur pilotu spanjoll i “Honda”-s. – Më pas kur të arrij një nivel të mirë, do të luftoj për podiume dhe fitore. Sa do të zgjasë kjo? Unë nuk e di.” E teksa është duke pritur për Mark Márkezin, “Honda” do të synojë të arrijë rezultate me Espargaró, i cili përfundoi i 5-ti sezonin e kaluar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh