AlbanianSport.com 11.04.2016 08:55
ASNN – Mark Markez vazhdon dominimin e tij në këtë Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit (MotoGP), duke triumfuar në garën e 3-të të sezonit të zhvilluar në Ostin të Teksasit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Emocionet e kësaj gare u sollën për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Gara e tretë e Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit (MotoGP), që u zhvillua në Ostin të Teksasit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka folur sërish për pilotin e Hondës, Mark Markez, i cili ka korrur fitoren e dytë radhazi këtë sezon, duke regjistruar edhe fitoren e 4-t radhazi në këtë pistë.
Në fakt, përtej dy përpjekjeve të Horge Lorenzos për të parakaluar në kthesën e parë dhe atë të 11-të, në xhiron e parë, gara e djeshme ka qenë më tepër një rrugë me një kalim për pilotin e Hondës, i cili arriti deri në një epërsi prej 8 sekondash deri në xhiron e fundit.
Lorenzo, i cili mbeti prapa Dukatit të Andrea Doviciozos, por u rikthye në vendin e dytë në xhiron e pestë, u detyruar të kënaqej me këtë vend në garën amerikane, sidomos pasi u rrëzua në garën e mëparshme, atë të Argjentinës. Garën nuk arritën ta mbyllin dje as Valentinë Rosi, Andrea Doviciozo dhe Dani Pedroza.
Ndërsa duhet theksuar se aksidentet e dominuar Çmimin e Madh të Amerikës. Podiumin e garës s]ë djeshme e plotësoi Janone i Dukatit. Duhet theksuar se, me fitoren e tij të 26-të në Moto GP, Markez e thelloi në 21 pikë kryesimin e tij ndaj Lorenzos në renditjen e përgjithshme të pilotëve.