AlbanianSport.com 26/05/2019 18:25
ASNN – Skuadra italiane, ende në dilemë midis Danilos dhe Xhek Millerit në krah të Doviciozos. Drejtori sportiv i “Dukatit”, Paolo Çiabati, ka deklaruar se podiumi i Danilo Petruçit në La Mansh ishte “shumë i rëndësishëm”, pasi skuadra italiane i afrohet marrjes së vendimit për përbërjen e saj të Moto GP-së më 2020-ën. Ndryshe nga shoku i tij i skuadrës, Andrea Doviciozo, Petruçi ka një kontratë që përfundon në fund të vitit, ndërsa është edhe Xhek Millerin të “Pramak”-ut klient që konkurron për motorin e dytë të skuadrës zyrtare.
Italiani ishte në rrezik për t’u lënë në hije nga rivali i tij, Milleri, gjatë garave të para të sezonit, por u kthye në La Mansh për të marrë podiumin e tij të parë si një pilot i “Dukatit”, duke përfunduar vendin e tretën, pas një sfide të fortë me Doviciozon. “Podiumi i Danilos ishte shumë i rëndësishëm”, – tha deklaroi Çiabati për mediat sportive ndërkombëtare. – Ai bëri pikërisht atë që “Dukati” po i kërkon atij të bëjë, që është të sfidojë atje në krye të garës, pa bërë asgjë të çmendur. Të gjithë ishim pak nervozë pas 3 garave të para, por tani ai po tregon përparimin e tij.”
“Danilo është nën presionin, ashtu si Milleri, sepse të dy kanë një kontratë njëvjeçare dhe konkurrojnë për të njëjtin qëllim, – ka vijuar ai. Dikush dëshiron një promovim, e dikush tjetër kërkon një rinovim. Do të duhet të shohim se si do të shkojnë dy garat e ardhshme (në Muxhello dhe në Barcelonë), pastaj do të diskutojmë situatën dhe do të marrim një vendim.” Doviciozo, i cili është konfirmuar si piloti i parë i skuadrës zyrtare italiane në vitet e fundit, ka patur një marrëdhënie të vështirë me shokun e tij të mëparshëm Horhe Lorencon.
Por përbërja aktuale nuk paraqet asnjë problem të tillë. “Ne duam të kemi një ekip të balancuar në të cilin shoku i skuadrës nuk është rivali kryesor, – tha Çiabati lidhur me këtë. – Jemi të kënaqur me dy garuesit tanë të Moto GP-së dhe, përveç kësaj, ne me të vërtetë e pëlqejnë marrëdhënien dhe sinergjinë ekzistuese mes Andrea dhe Danilos. Të gjitha këto gjëra ndihmojnë që të kemi një atmosferë shumë pozitive. Megjithatë, do të presim e do të shohim”, – përfundoi Drejtori sportiv i “Dukatit”.