AlbanianSport.com 22/09/2018 19:10
ASNN – Lorenco niset i pari për pak të mijëtat e sekondës, e ndjek Doviciozo. Rosi një dështim. Një betejë e ashpër brenda familjes “Dukati” parashikohet të zhvillohet në garën për Çmimin e Madh të Spanjës në Moto GP.
Horge Lorenco regjistroi kohën me të shpejtë në provat zyrtare të Aragon duke lënë pas me vetëm 14 të mijtat italianin Doviciozo. Piloti i spanjoll i “Dukati”-t, regjistroi kohën 1 minutë, 46 sekonda e 881 të qindtat.
Ai ka qenë kështu vetëm 14 të mijëtat e sekondës më i shpejtë se shoku i skuadrës, Andrea Doviciozo, i cili do ta nisë i dyti nesër. Nga vendi i tretë do të niset kampioni në fuqi dhe kryesuesi i renditjes aktuale të pilotëve, Mark Markez.
Ndërsa më pas ndjekin me radhë Kal Kratçlou, Ianone si dhe Pedrosa. Pilotët e “Jamaha”-s bënë një paraqitje për t’u harruar, pasi Maverik Vinjales u rendit vetëm i 11-ti, ndërsa Valentino Rosi do ta nisë nga vendi i 18-të.