Moto GP / Drejtori Puig: Mark Markez po rikthehet në nivelin e tij

Share Button

AlbanianSport.com 17/08/2021 22:05

ASNN – Kreu i “Honda”-s: “Pozitive është që spanjolli është midis pilotëve më të shpejtë në garë”. Nuk ishte një garë e lehtë në Austri për pilotët, për shkak të ndryshimit të kushteve atmosferike, që ndikuan mjaft në pistë. Për Mark Markezin nuk ishte një rezultat i mirë, vendi i 15-të, por ndjesitë janë të ndryshme, veçanërisht me pistën e thatë. Të gjitha këto i ka thënë Alberto Puig, drejtuesi i skuadrës zyrtare, “Repsol Honda”, në një deklaratë për shtyp.

“Padyshim që rezultati përfundimtar nuk ishte i mirë, por nëse shikojmë garën e Markut mund të shohim se, megjithëse ai kishte disavantazhe, ishte në gjendje të qëndronte me pilotët më të shpejtë edhe në pistën e thatë, – ka thënë ai. – Kjo është e rëndësishme për Markun, dhe gjithashtu për ekipin “Repsol Honda”, sepse ne e kuptojmë që ai po kthehet në potencialin e tij të vërtetë. Ne u larguam nga Austria natyrisht pa treguar një pjesë të potencialit të motorit tonë “RC213V”.”

“Por ne po punojmë vazhdimisht për t’u përmirësuar. Ne nuk jemi akoma atje ku duhet, por jemi në rrugë të mbarë” – analizon Puigu, i cili gjithashtu vë në dukje momentin kur gara bëhet në pistë të lagur dhe të thatë, teksa thotë: “Në këtë situatë nuk mund të dini se cila është strategjia më e mirë derisa gara të përfundojë. Vetëm piloti e di. Eshtë një llotari dhe ndonjëherë keni nevojë për fatin për të arritur rezultatin. Të flasësh është e lehtë, por garimi është i ndërlikuar.”

Përkundër faktit se Austria nuk dha rezultatet që do të donin, Puigu preferon të shikojë anët pozitive  dhe të mendojë për garat e radhës. “Pozitive është se Marku ishte në gjendje të qëndronte midis pilotëve më të shpejtë gjatë Çmimit të Madh dhe negative ishte përplasja në fund të garës, – thotë ai. – Tani shkojmë në Silverstoun, një pistë e shpejtë, e vështirë, e ftohtë dhe e gjatë. Por më e rëndësishme në dy javët e fundit është se ne kemi mbledhur më shumë të dhëna mbi motorin dhe e kemi parë Markun të kthehet në nivelin e tij hap pas hapi.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

AlbanianSport.com 13/03/2024 22:05 ASNN – Liga Unike, Tirana fiton derbin me Partizanin dhe prek

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

AlbanianSport.com 10/03/2024 16:10 ASNN – Lara Kolturi, në finalet e Kupës së Botës. Skiatorja kuqezi

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh