AlbanianSport.com 19/09/2018 18:45
ASNN – Edhe pse është ende matematikisht në luftë për titull, ku ndodhet 67 pikë pas spanjollit në renditjen e Moto GP-së, kur kanë mbetur edhe 6 gara deri në fund, Andrea Doviciozo nuk beson se Mark Markezi do të gabojë. “Gjatë 3 viteve të fundit, ai ka mësuar sesi ta administrojë kampionatin, – tha italiani i “Dukati”-t. Nuk ka qenë pista e tij në këto vitet e fundit, por fitorja e 3-të e sezonit në San Marino, dhe një sërë testesh pozitive në prag të garës së të dielës e kanë bërë Andrea Doviciozon optimist, ndërsa ai e pranon se Çmimi i Madh i Spanjës do të jetë një provë force për “Dukati”-n.
“Mendoj se në Aragon, do të jemi të shpejtë, tha italiani. – Në testet që kemi zhvilluar, kemi qenë mjaft mirë, por sigurisht Markezi do të dojë të fitojë dhe do të luftojë fort. Por kjo garë do të jetë një prove e mirë për ne, për të kuptuar se ku jemi. Në letër, kjo është një pistë mjaft e përshtatshme për Horhe Lorencon dhe mendoj se ai dëshiron ta lërë para atë rrëzim në Mizano, edhe sepse vjet në pistën spanjolle ai ishte shumë mirë. Por unë pres që veçarësisht Markezi të jetë shumë i fortë me “Honda”-n e tij.”
Edhe pse është ende matematikisht në luftë për titull, ku ndodhet 67 pikë pas spanjollit në renditje kur kanë mbetur edhe 6 gara deri në fund, Doviciozo nuk beson se Markezi do të gabojë. “Gjatë 3 viteve të fundit, ai ka mësuar sesi ta administrojë kampionatin, – tha italiani i “Dukati”-t. – Ai vendos se kur të sulmojë, por edhe kur ta ruajë veten, sepse nuk e rrezikon jetën për të fituar. Kur rrethanat do të jenë ato të duhurat, ai sulmon, përkundrazi ai do të rrijë aty, pas nesh, siç bëri në Mizano. Në fund të fundit, kjo strategji i ka funksionuar shumicën e kohës”, – ka përfunduar 32-vjeçari.