AlbanianSport.com 04/08/2018 15:45
ASNN – Andrea Doviciozo dhe Valentino Rosi ishin dy pilotët më të shpejtë të provave të lira më pistën e Bërnos, të zhvilluar të shtunën pasdreke. Dy pilotët italianë i kanë hedhur kështu dorashkën e sfidës kampionit në fuqi të botës, Mark Markez, për garën e së dielës.
Sikundër provat zyrtare që u zhvilluan të shtunën, edhe gara e së dielës do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 13:45. Kështu, ka patur rezultate të papritura në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Republikës Çeke në Moto GP.
Ditën e diel, nga vendi i parë do të niset italiani Andrea Doviciozo, i cili vendosi një kohë rekord 1 minutë, 54 sekonda e 689 të qindtat. Më pas, i dyti ndjek Valentino Rosi, dhe vetëm i treti Mark Markez me “Hondë”-n e tij.
Vendi i parë u sigurua nga Doviciozo vetëm në xhiron e fundit, pasi Markezi mendoi se e kishte siguruar vendin e parë dhe u tërhoq para kohe nga xhirot e shpejta. Edhe Rosi bëri një paraqitje të mirë në këto prova zyrtare. Më pas, në radhën e dytë të nisjes, vijnë Horhe Lorenco, Kal Kraçlou dhe Danilo Petruçi.