Gjergj Vyshka 12.09.2016 12:30
Në Misano surprizon Pedroza, lë nga pas pretendentët. Spanjolli i Hondës, që pas prova zyrtare e ka nisur garën finale nga vendi i 8-të, ka eliminuar njëri pas tjetrit Markezin, Lorencon dhe në fund edhe Rosin dhe është bërë fituesi i garës.
Spanjolli Dani Pedroza është fituesi i Çmimit të Madh të Misano Adriatikos në San Marino për Motoçiklizmin, ndërsa është renditur i pari dhe ka lënë nga pas Valentino Rosin, Mark Markezin dhe Horhe Lorencon.
Madje fituesi i garës së djeshme e ka nisur gjithçka nga vendi i tetë pas përfundimit të kualifikueseve. Në renditjen e përgjithshme, tashmë Rosi e ka ngushtuar diferencën e pikëve me Markez në minus 43.
Një nisje e butë, Valentino Rosi shfrytëzon vonesën në xhiron e dytë dhe kalon Lorencon duke shfrytëzuar edhe një hezitim të spanjollit. Vinjales humbet menjëherë kontaktin me zonën e podiumit.
Pedroza fillon një parakalim të pandashëm dhe spektakolar dhe, në gjysmë të garës, tregon se kishte dëshirë më tepër se të gjithë. Kalon shokun e skuadrës, Markezin, dhe më pas kalon dhe Lorencon.
Dhe, pas xhiros së shtatë nga fundi arrin që me shumë autoritet të kalojë edhe Rosin, që reziston për disa kilometra përpara se të dorëzohet.
Çmimi i Madh i “Misano Adriatiko”
Rezultatet teknike të garës së Moto GP:
1) Dani Pedroza (Spanjë) Honda 43’43”524
2) Valentino Rosi (Itali) Jamaha + 2”837
3) Horge Lorenco (Spanjë) Jamaha + 4”359
4) Mark Markez (Spanjë) Honda + 9”569
5) Maverik Vinales (Spanjë) Suzuki + 15”467
6) Andrea Doviciozo (Itali) Dukati + 19”676
7) Mikele Pirro (Itali) Dukati + 22”836
8) Kal Krutshlov (Britani e Madhe) Honda + 27”155
Renditja botërore e Motoçiklizmit:
1) Mark Markez (Spanjë) Honda 223 pikë
2) Valentino Rosi (Itali) Jamaha 180 pikë
3) Horge Lorenco (Spanjë) Jamaha 162 pikë
4) Daniel Pedroza (Spanjë) Honda 145 pikë
5) Maverik Vinales (Spanjë) Suzuki 136 pikë
6) Andrea Doviciozo (Itali) Dukati 99 pikë
7) Andrea Janone (Itali) Dukati 96 pikë