AlbanianSport.com 25/01/2020 19:20
ASNN – Pista e Spilbergut vlerësohet për herë të dytë në 4 vitet e fundit për gjithçka që ofron. Për të dytën herë në 4 sezonet e fundit, Çmimi i Madh i Austrisë në Moto GP është konfirmuar si Çmimi më i Mirë i Sezonit. Kur Austria u rikthye në gjirin e Moto GP-së në 2016-ën, gara e tij viti u cilësua si Çmimi i Madh më i Mirë i Sezonit dhe, vetëm 3 vite më pas, kjo garë e rifiton sërish këtë vlerësim. Çmimi iu dorëzua zyrtarisht të premten organizatorëve, të përfaqësuar nga kreu ekzekutiv i Cirkuitit të “Red Bull”-it, Ditrih Mateshitc.
“Moto GP është gjithçka që ka rëndësi për mua”, ka deklaruar ai, duke vijuar: “Dhe që ta fitojmë këtë çmim për herë të dy brenda kaq pak vjetësh këtë vlerësim në një mori konkurrentësh mjaft të fortë dhe më të vjetër, është e pabesueshme dhe na mbush me me krenari, si një vlerësim për gjithë punën e palodhur që bëhet nga ne gjatë gjithë fundjavës së garës.” Duke dorëzuar këtë çmim, kreu ekzekutiv i “Dorna Sports”, kompanisë që zotëron të drejtat e organizimit dhe transmetimit të Moto GP-së, Karmelo Ezpeleta, deklaroi se ishte i gëzuar për këtë vlerësim të Austrisë.
“Jam shumë i lumtur që e shikoj Austrinë të votohet sërish si Çmimi i Madh më i Mirë i Sezonitdhe që jam këti në këtë vend të bukur për t’ia dorëzuar këtë çmim mikut tim, Ditrih Mateshitc, – tha ai. – Pista e Spilbergut është një kompleks i jashtëzakonshëm, i ngritur në një vendndodhje të mrekullueshme, me mjedisa të shkëlqyera dhe me një staf që e bëjnë garimin dhe qëndrimin këtu një kënaqësi. Unë mendoj se kushdo që e viziton Spilbergun është një i pasionuar i madh pas pistave dhe kjo pistë me të vërtetë e meriton këtë çmim.”
“Përveç kësaj, edhe vetë garat kanë ofruar një spektakël të jashtëzakonshëm që kur Austria u rikthye në gjirin e familjes sonë”, – përfundoi kreu ekzekutiv i “Dorna Sports”, kompanisë që zotëron të drejtat e organizimit dhe transmetimit të Moto GP-së, Karmelo Ezpeleta.