AlbanianSport.com 02/11/2021 16:55
ASNN – Katër pilotë për vendin e 3-të në podiumin e Moto GP-së. I arkivuar tashmë Çmimi i Madh i Italisë në pistën e Misano-Adriatikos, me suksesin e Fabio Kuartararos që fitoi titullin “kampion bote” në Moto GP, pilotët janë në pritje të garës së ardhshme në Portugali. Ajo në Algarve ka rëndësi të madhe për përcaktimin e renditjes së pilotëve në renditjen e përgjithshm.
Me 202 pikë, Françesko Banjaja i ka të gjitha mundësitë për të ruajtur vendin e dytë, në konkurrim me ish-kampionin e botës, Joan Mir, me 27 pikë më pak se italiani. Por pas tij janë 3 pilotë tepër të fortë, që luftojnë për vendin e 3-të në podium. Johan Zarko, me 152 pikë, Xhek Milleri, me 149, dhe Mark Markezi, me 142. Të 3 janë më shumë të motivuar se vetë Mir.
Duke zbritur në renditje, sfidë më vete është ajo midis pilotëve të “Dukati”-t, Horhe Martin dhe Enea Bastianini, për çmimin e pilotit më të mirë që garon për herë të parë në Moto GP. Të dy pilotët kanë përkatësisht 87 dhe 82 pikë. Për ta mbyllur me sfidën familjare: Valentino Rosi dhe Luka Marini. 9-herë kampioni i botës ndjek vëllanë e tij me vetëm 2 pikë diferencë, 37 kundrejt 35.
Sigurisht që këto shifra nuk kanë aspak të bëjnë me garën, por përcaktojnë fundin e një epoke dhe nisjen e një të reje.