AlbanianSport.com 02/01/2018 14:05
ASNN – Fundjava sjell garën e 18-të dhe të parafundit të këtij sezoni të Moto GP-së, që, prej disa vitesh tashmë po vjen drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar. Në pistën e Sëpangut, në Malajzi janë zhvilluar të premten provat e lira, ndërsa provat zyrtare zhvillohen të shtunën në mëngjes, duke nisur nga ora 08:00.
Aleks Rins ishte më i shpejti, por vetëm 159 të mijëtat e sekondës i kanë ndarë të premten 4 skuadrat kryesore, teksa “Suzuki” la pas “Dukatin”, “Hondën” dhe “Jamahën” në një ditë provash të lira të Çmimit të Madh të Malajzisë në Moto GP. Pilot i “Suzukit”, Rins, mori vendin e parë me kohën më të shpejtë në provat e lira në pistën e Sëpangut, duke spikatur në séancën e dytë.
Spanjolli la pas Andrea Doviciozon e “Dukatit” me vetëm 89 të mijëtat, pasi e bëri xhiron për 1 minutë, 59 sekonda e 608 të qindtat, ndërsa 3-shen e të parëve, që ishin brenda hapësirës kohore të 93 të mijëtave, e plotësoi Mark Markezi me “Repsol Hondën” e tij. Pavarsisht një paralajmërimi për një ditë të mbushur me shi, që nuk u materializua, pilotët patën mundësi t’i kryenin në pistë të thatë të dyja séancat e provave të lira.
Dhe ishte Suzuki ai që triumfoi në përfundim të kohës në dispozicion. Rinsi ia doli falë një xhiroje të vonshme në séancën e dytë, ndërsa i mbiquajturi “DesmoDovi” nuk arriti që, në séancën e pasdites, ta përmirësonte kohën e tij të séancës së paradites. Edhe kampioni i sapokurozëzuar i botës, Mark Markez, ishte më mirë në séancën e dytë të provave të lira.
Por ai dhuroi në jo pak raste drithërima sepse ishte disa here në prag të rrëzimit. Megjithatë, gjithçka do të vendoset në provat zyrtare të së shtunës, që do të sillen drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 08:00 e mëngjesit.