Moto GP / Alarm portokalli për “Honda”-n, motori ka probleme serioze

Share Button

AlbanianSport.com 20/05/2020 20:55

ASNN – Që në provat e kryera në Sepang në fillim të 2020-ës,një alarm portokalli filloi të ndizet në garazhet e skuadrës së “Repsol Honda”. Por jo vetëm kaq, sepse në provat e Çmimit të Madh të Katarit 2020, ngjyra e sinjalit ndryshoi në të kuqe. Pasi fitoi Kampionatin Botëror të Moto GP-së me autoritet absolut në 2019-ën, versioni i ri i motorit “RC213V” shfaqi çështje mjaft kritike që pasqyrohen në pothuajse të gjitha pjesët e pistës së Losail.

Duke e bërë kështu gati një mision të pamundur për Mark Márkezin, Áleks Márkezin dhe dhe Kal Kraçloun të barazohen në shpejtësi me “Dukati”-n, “Suzuki”-n dhe “Jamaha”-n. Një gjë tepër serioze kjo, pasi në atë kohë duheshin më pak se dy javë për të filluar kampionatin, dhe teknikët e fabrikës japoneze nuk arritën të gjejnë arsyet që shkaktuan këto vështirësi. Por Mark Markezi u tregua më i zgjuar dhe arriti t’i zgjidhë këto probleme duke krahasuar motorin e Nakagamit të vitit 2019 me motorin e tij ë ri.

E njëjta gjë kishte ndodhur edhe më parë, me motorin “HRC” të Stefan Bradlit. Kur në sezonin 2018, inxhinierët japonezë përdorën këtë strategji për të parë evolucionin e motorit “Honda” ishte duke krahasuar motorin e vitit të kaluar në Katar, me atë të versionit të ri. Ata e bënë këtë në vitin 2018, pak para se të fillonte sezoni. E tani, kjo gjë nuk është diçka e re. Por kësaj i shtohet edhe dëmtimi në shpatull i Markezit, çka që i përkeqësoi gjërat.

Një hap prapa ky, që më vonë i lejoi markës së themeluar nga Sōiçirō Honda të bënte dy përpara dhe të mbizotëronte Kampionatin Botëror të Moto GP-së në 2018-ën me një dorë të hekurt. Kjo gjë i dha mundësinë pilotit nga Servera të shpallet “kampion bote” në nivelin më të lartë të këtij sporti. Por tani gjithçka mbetet e paqartë në shtëpinë e “Honda”-s. Inxhinierët e “HRC” nuk kanë thënë asgjë të sigurt, por duket se ata do të duhet të punojmë më shumë në elektronikën, me programe të reja.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

AlbanianSport.com 14/03/2024 18:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon turneun

(Video) Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në “eEuro 2024”

(Video) Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në “eEuro 2024”

AlbanianSport.com 14/03/2024 14:30 ASNN – Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në fushatën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh