Gjergj Vyshka 09.11.2015 12:30
“E kisha thënë që të enjten dhe isha i bindur që do të shkonin deri në fund. Isha i bindur që do të bënin një “biskotino”, siç dhe ndodh rëndomtë në futboll”.
Ky është komenti i Valentino Rosit, menjëherë pas garës më Valencia, e cila shpalli “kampion bote” Lorencon.
Një koment tepër i nxehtë, por me shumë akuza brenda, teksa shton: “Jam i trishtuar, një rast shumë i madh i humbur dhe nuk e meritoja”.
Zemërimi i përplasjes me Markez në Sepang, që i shkaktuar “Doktorit” nisjen nga fundi në Valencia, ende nuk është zhdukur.
“Markez ka bërë ruajtësin e shpatullarve për Lorencon. Ka qenë shumë e shëmtuar për sportin tonë”, – e ka mbyllur Valentino.