AlbanianSport.com 27/02/2022 20:55
ASNN – Janë 7 takimet në grupin B të Kategorisë së Dytë dhe 5 të kampionateve të moshave. Nëpërmjet një njoftimi të botuar në faqen e saj zyrtare në Internet, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë të ditur shtyrjen e të paktën 12 ndeshjeve për shkak të kushteve atmosferike. “Moti i keq që ka përfshirë të gjithë territorin e vendit mbrëmjen e djeshme ka ndikuar në rëndimin e gjendjes së shumë fushave dhe stadiumeve”, – thuhet fillimisht në njoftimin e organizmit që qeveris futbollin në vend.
“Duke parë situatën e krijuar, e cila ka qënë në monitorim orë pas ore, Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka vendosur shtyrjen e disa ndeshjeve”, vijon më tej njoftimi që më as sqaron se “momentalisht është vendosur shtyrja e 7 ndeshjeve të vlefshme për grupin B, apo grupin e Jugut të nivelit të 3-të të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria e 3-të. Bëhet fjalë për duelet e vlefshme për javën e 15-të, Përmeti-Flamurtari, Devolli-Gramozi, Luftëtari-Sopoti, Devolli-Gramozi, Tepelena-Këlcyra, Naftëtari-Labëria dhe Albpetrol-Memaliaj.
Po kështu, janë shtyrë një takim i Kategorisë së Parë dhe një takim i Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Nën-17-vjeçarëve, dhe një i Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Nën-15-vjeçarëve dhe dy takimet të Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Femra për grupmoshën e Nën-16-vjeçareve. FSHF nuk ka përjashtuar as mundësinë e ndryshimeve të tjeraq në kalendarin e ndeshjeve të ditës së dielën.