AlbanianSport.com 06.09.2016 07:05
ASNN – Kushtet e vështira atmosferike kanë çuar në ndërprerjen e ndeshjes së parë të Kombëtares kuqezi, atë ndaj Maqedonisë, të vlefshme për Eliminatoret e Botërorit 2018. Kjo ndeshje, që nisi të luhet në Stadiumin e rindërtuar “Loro Boriçi” të Shkodrës dhe u soll për sportdashësit drejtpërdejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, është ndërprerë në minutën e 77-të të saj nga gjyqtari turk, Gyçek, teksa rezultati ishte fiksuar në shifrat 1-1.
Shqipëria ka nisur të hënën në mbrëmje rrugëtimin e saj në Eliminatoret e Botërorit 2018 me sfidën e parë, atë ndaj Maqedonisë, një sfidë që sidoqoftë është ndërprerë për shkak të kushteve të rënduara atmosferike. Kjo ndeshje, që nisi të luhet në Stadiumin e rindërtuar “Loro Boriçi” të Shkodrës dhe u soll për sportdashësit drejtpërdejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, është ndërprerë në minutën e 77-të të saj nga gjyqtari turk, Gyçek.
Takimi ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi Sadiku i ka kaluar kuqezinjtë në epërsi që në minutën e 8-të. Dhe me këtë epërsi minimale, por edhe me një dominim të Shqipërisë mbyllet pjesa e parë. Ndërsa e dyta fillon më e mirë për miqtë, që gjejnë golin e barazimit në minutën e 51-të, anë të Alioskit. Por reshjet gjithnjë e më të dendura kanë çuar në ndërprerjen e ndeshjes 13 minuta para fundit.
Sipas rregullores, delegati i UEFA-s duhet të presë 45 minuta dhe, nëse nuk pushon shiu edhe pas këtij afati kohor, ndërpritet ndeshja dhe rifillon një ditë më pas, kur do të luhen minutat e mbetura. Kështu ka ndodhur edhe me takimin e Shkodrës, që është ndërprerë zyrtarisht.