AlbanianSport.com 11/01/2021 23:50
ASNN – Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur të hënën shtyrjen e rifillimit të garave për Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë. Ky vendim u mor për shkak të kushteve të vështira atmosferike që kanë krijuar problematika të mëdha në infrastrukturën e shumë skuadrave.
Vendimi qarkullues i KE-së i është komunikuar Sektorit të Garave në FSHF që menjëherë ka bërë njoftimin e klubeve të Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë për shtyjen e javës së ardhshme të kësaj veprimtarie, që duhej të niste më 16 janar 2021.
“Situata është në monitorim të vazhdueshëm dhe klubet do të njoftohen në një moment të dytë në lidhje me rifillimin e veprimtarisë”, – sqaron njoftimi i FSHF-së. Dinamo në grupin A, apo grupit e e Veriut, dhe Egnatia e Rrogozhinës në grupin B, apo grupin e Jugut, e mbyllën 2020-ën të shkëputur në krye të renditjes.