Nga Frederik Ruço 18.09.2016 07:00
Çdo individ, sportist me famë, bëhet vetëm duke e ndërtuar historinë e vet me mund e djersë dhe duke i shërbyer njëkohësisht dhe kombit që e përfaqëson. Të tillë ka me qindra në Shqipëri. Në memorien tonë kombëtare, të pakët janë ata që kanë lënë mbresa të pashlyeshme. Është e pakët të përmbledhësh në një shkrim historinë e një sportisti të vlerave shumë të veçanta fiziko-psikike të lindura brenda në shpirtin dhe fizikun e tij.
Për vlerat e lindura brenda në shpirtin e tij, për çfarë dha ai për sportin, sporti nuk ia kthen përsëri, veçse me dekorata, urdhra pune etj, por dhe ai që ka mundësinë t’i nxjerrë në pah vlerat, që ai me mund të madh i dha shoqërisë nëpërmjet shpirtit dhe fizikut të tij, nuk ka gjasa t’ia përshkruaj gjithkush siç e meriton. Si çdo grup elitar edhe sporti ka grup e tij të këtyre vlerave. Por ama ka shumë rëndësi përbërja e grupit, jo gjithkush e meriton të jetë anëtarë i tij.
Nepotizmi kudo që shfaqet sjell regres, nuk është reale vlera që ajo përkufizon ndaj shumë figurave të sportistit a po të një sektori tjetër. Ai, në radhë të pare, bazohet në të shumtat e rasteve tek interesi dhe miqësia. Sportisti me vlera kombëtare nganjëherë goditet rëndë nga nepotizmi në fjalë, ani që të përfaqësosh flamurin kombëtar, është vlerë që jo gjithkush e ka. Fjalën kombëtarë ju duhet të kuptoni përfaqësuesin më të mirë për konkurrimin dinjitoz në garë.
Kush meriton tituj nderi të kronometruar, meriton të jetë në elitën e sportit shqiptar, pse jo dhe atë ndërkombëtarë. Figurat me meritë reale janë baza ku duhet të mbështetemi për të ardhmen. Një respekt dhe mirënjohje të veçantë për ata që falën pjesë nga jeta e tyre për të sensibilizuar publikun e për ta bërë atë të gëzueshëm dhe të të qenit njeri. Do të veçoj në këtë shkrim ikonën dhe pionieren e basketbollit për femra, të pazëvendësueshmen dhe të paharruarën Evgjeni Vasil Sofije Kote, ose “Xheku” siç e thërrisnin shkurt familjarët dhe shoqëria.