AlbanianSport.com 16/01/2019 11:40
ASNN – Njihuni me 20 sportistët më të paguar në histori, Mesi e Ronaldo jashtë 10-shes, dominojnë golfistët, basketbollistët dhe boksierët. Futbollistët nuk janë sportistët më të paguar në botë. Këta janë 20 sportistët më të paguar të të gjitha kohërave, të cilët AlbanianSport.com po jua sjellë në 4 ditë në 4 pjesë dhe sot është pjesa e 4-t.
… vijon nga dje
- Shek Onill
Fitimet e karrierës: 735 milionë Dollarë
Basketbollisti i famshëm Onilli shiti një pjesë në biznesin e “Shaq” dy vite më parë në Grupin “Otentik Brends”, i cili i mori të drejtat për afërsisht gjysmën e të ardhurave të licencimit dhe miratimit të ish-basketbollistit në të ardhmen në këmbim të një pagese të menjëhershme. Linja e atleteve të Shejk Onilit me kosto të ulët ka shitur më shumë se 120 milionë copë gjatë karrierës së tij.
- Flojd Mejuedhër
Të ardhurat e karrierës: 785 milionë Dollarë
Fitimet e Mejuedhërit në ndeshjen gjigande me Konor MekGregor e ka future shpsh boksierin amerikan në 6-shen e sportistëve më të paguar e me fitimet më të mëdha financiare. Thuhet se Mejuedhëri i kalon fitimet në total prej 1 miliard dollarësh, por shumë gjëra nuk janë qartësuar rreth fitimeve të tij, prandaj duhen marrë seriozisht vetëm pagesat zyrtare.
- David Bekham
Fitimet e karrierës: 800 milionë Dollarë
David Bekham ka dalë në “pension” sa i takon futbollit të luajtur, por jo sa i takon fitimeve që i vijnë edhe pse e ka lënë futbollin. Është mjaft i kërkuar për reklamimet dhe imazi i tij sjell fitime marramendëse. Ka marrëveshje mbretërore me “Diageo”, por edhe me “Global Markets Group”, për të krijuar produkte të konsumit me markë “Bekham”. Ish-kapiteni i Anglisë është duke u afruar për të sjellë një ekip të zgjerimit të “MLS”-së në Majemi. Është bërë mjeshtër i shfrytëzimit të kontratave me kompanitë e uiskit dhe shumë kompani të tjera për reklamimin e produkteve dhe imazhi i tij shet shumë, jashtëzakonisht shumë.
- Kobi Brajant
Fitimet e karrierës: 800 milionë Dollarë
Fitimet e Kobi Brajant gjatë karrierës së tij ishin në krye të sportistëve më të paguar të të gjitha kohërave dhe ai kishte pagën më të lartë të NBA-së në 6 sezonet e fundit të karrierës së tij. “Mbamba i Zi” është duke shijuar fitimet e tij, falë talentit të padiskutuar në karrierën e tij 20-vjeçare si profesionist në NBA. Është përfitues në disa kompani, vlerat e të cilave i kalojnë 100 milionë dollarët.
- Fil Mikelson
Fitimet e karrierës: 815 milionë Dollarë
Mikelson ka firmosur për “Amgen”, “ExxonMobil”, “KPMG”, “Rolex”, “Grayhawk” dhe “Greenbrier”, si dhe dy partnerë të rinj në “Intrepid Financial Partners” dhe “Workday”. 84 milionë dollarë për një vit për karrierën e tij e rendisin në vend të dytë, sepse vetëm Tajgër Uds ka qenë më shumë fitimprurës. Mikelson është një golfist mjaft i njohur dhe ka fituar turne prestigjiozë dhe është nga më popullorët në SHBA. Fitimet e tij kanë qenë marramendëse.
Vijon nesër…