AlbanianSport.com 13/01/2019 20:30
ASNN – Njihuni me 20 sportistët më të paguar në histori, Mesi e Ronaldo jashtë 10-shes, dominojnë golfistët, basketbollistët dhe boksierët. Futbollistët nuk janë sportistët më të paguar në botë. Për shembull, aktualisht dy futbollistët më të mirë në botë, Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi nuk janë fare në listën e 10-shes më të paguar. Në dhjetëshen e parë dominojnë basketbollistët e NBA-së, apo dhe boksierët e famshëm.
Kështu, përllogaritjet e të ardhurave të revistës “Forbes” përfshijnë pagat, shpërblimet, paratë e çmimeve, miratimet dhe licencimin, si dhe pagesat nga librat, hartat e golfit dhe paraqitjet. Fitimet mbulojnë nga koha kur atletët u kthyen në profesionistë deri më 1 qershor 2017, dhe përfshinin paratë e fituara pas karrierës së luajtur, si dhe fitimet nga pasuria siç ndodh në rastin e Arnold Palmer.
Nuk përfshihen të ardhurat nga investimet. Kuptohet, shifrat e publikuara i përkasin vetëm atyre të deklaruara dhe të ditura zyrtarisht. Ndërkohë, në 20 sportistët më të paguar të të gjitha kohërave përfshihen 8 disiplina sportive, me përfshirjen e golfit, basketbollit dhe boksit. 20 sportistët më të pasur në të gjitha kohërat kanë fitime që shkojnë deri në 20 miliard dollarë.
Një nga futbollistët që është mjaft i paguar dhe njëherësh i futur prej kohësh në listën e pë të paguarve është britaniku Dejvid Bekham. Natyrisht, basketbollistët amerikanë zënë vende nderi në këtë renditje të “Forbes”. Këta janë 20 sportistët më të paguar të të gjitha kohërave, të cilët AlbanianSport.com do t’jua sjellë në 4 ditët në vijim në 4 pjesë dhe nesër është pjesa e parë.
Vijon nesër…