“Money, money, money…!” Lista e 20 më të paguarve, nga Federer, tek Xhejms (III)

Share Button

AlbanianSport.com 15/01/2019 14:45

ASNN – Njihuni me 20 sportistët më të paguar në histori, Mesi e Ronaldo jashtë 10-shes, dominojnë golfistët, basketbollistët dhe boksierët. Futbollistët nuk janë sportistët më të paguar në botë. Këta janë 20 sportistët më të paguar të të gjitha kohërave, të cilët AlbanianSport.com po jua sjell në 4 ditë, në 4 pjesë dhe sot është pjesa e dytë.

 

… vijon nga dje

 

  1. Rozher Federer

Fitimet e karrierës: 675 milionë Dollarë

Federer kohët e fundit e mori përsëri kurorën e tenistit numër një në botë. Përfitimi i tij gjatë vitit 2017 prej 111.9 milionë dollarë tejkalon totalin e Novak Gjokoviçit (109.8 milionë dollarë), si dhe të Tajgër Udsit që shkon në 110 milionë Dollarë. Zvicerani vijon të fitojë në fushë dhe në banka. Imazhi i tij si sportist i nivelit më të lartë dhe njëherësh mosha e tij sfiduese, i sjellin përfitime marramendëse. Kompanitë e të gjitha llojeve dëshirojnë fort të bashkëpunojnë me tenistin zviceran.

 

  1. Majk Tajson

Fitimet e karrierës: 700 milionë Dollarë

Kampioni më i ri i peshave të rënda në historinë e boksit harxhoi 400 milionë dollarë fitime (jo të rregulluara, për inflacion) përpara se të paraqitej për falimentim në vitin 2003. Tajson ka reinvestuar veten në 51 kompani të ndryshme, si një aktor dhe me partneritete afariste rreth lojërave, motorëve dhe qendrave të fitnesit. Ai mund të kishte sot më shumë se 1 miliard dollar të ardhura nëse do të menaxhonte si duhet personalitetin e tij dhe nuk do t’i bënte paratë “rrush e kumbulla” në vitet aktive kur ishte në ring.

 

  1. Greg Norman

Fitimet e karrierës: 705 milionë Dollarë

Ashtu si Shek Onil dhe Muhamad Ali para tij, Norman shiti të drejtat e tij të ardhshme të licencimit në Grupin “Authentic Brands”. Megjithatë, kompania “Norman” ruan kontrollin e pasurive të paluajtshme, investimeve dhe operacioneve të dizajnimit të kurseve, por “ABG” do të punojë në interesat e tjera të biznesit në veshje, pajisje, ushqime dhe verë.

 

  1. Kristiano Ronaldo

Fitimet e karrierës: 725 milionë dollarë

Ronaldo po rritet vazhdimisht në listat e sportistëve më të paguar dhe si një prej sportistëve më të paguar në botë gjatë tre viteve të fundit, përfitime që shkojnë deri në 100  milionë dollar në vit. Tek Reali i Madridit fitoi shumë, por portugezi vijon të fitojë edhe pasi kaloi tek Juventusi në muajin korrik. Imazhi i tij sjell fitime marramendëse, pavarësisht se muajt e fundi tai pati probleme me akuzat për përdhunim që erdhën nga kontinenti amerikan për një ngjarje të dyshimtë ndodhur në vitin 2009 në SHBA.

 

  1. LëBron Xhejms

Fitimet e karrierës: 730 milion Dollarë

Basketbollisti më i mirë i NBA-së shtoi përfitimet nga reklamimi i “Intel dhe “Verizon” dy vite më parë në portofolin e tij, duke iu shtuar përfitimeve që vijnë nga “Nike”, “Coca-Cola”, “Beats” nga “Dre” dhe “Kia Motor”, etj. Mbreti Xhejms zotëron një pjesë në 17 “Pizzas Blaze”, biznesi më i shpejtë në rritje i shërbimit ushqimor të të gjitha kohërave. E thënë ndryshe, LëBron Xhejms nuk është kampion vetëm në parketin e basketbollit, por edhe në fitimet kolosale financiare nga imazhi dhe sponsorizimi.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh