AlbanianSport.com 14/01/2019 18:25
ASNN – Njihuni me 20 sportistët më të paguar në histori, Mesi e Ronaldo jashtë 10-shes, dominojnë golfistët, basketbollistët dhe boksierët. Futbollistët nuk janë sportistët më të paguar në botë. Këta janë 20 sportistët më të paguar të të gjitha kohërave, të cilët AlbanianSport.com do t’jua sjellë në 4 ditët në vijim në 4 pjesë dhe sot është pjesa e parë.
… vijon nga dje
- Meni Paskuajo
Të ardhurat e karrierës: 510 milionë dollarë amerikanë
Karriera e Meni Paskuajos përfshin 18.6 milionë blerje dhe të ardhura bruto prej 1.2 miliardë dollarësh. “Senatori” filipinas humbi në ndeshjen e tij të vitit 2017, por fitoi shumë para. Paga e madhe e karrierës së Paskuajos ishte ndeshja e tij e vitit 2015 me Mejuedhërin, për të cilën ai futi në xhep rreth 125 milionë dollarë. Këto s’janë asgjë krahasuar me kompanitë që përdorin imazhin e tij në shumë vende aziatike.
- Oskar De La Hoja
Fitimet e karrierës: 520 milionë dollarë amerikanë
“Djaloshi i artë” zhvilloi në vitin 2007 ndeshjen më të madhe të parë ndonjëherë përballë Floid Mejuedher, me 2.5 milionë pagesa blerjeje dhe rekordi mbeti në fuqi derissa Mejuedher u përball me Paskuajon. De La Hoja fitoi një rekord prej 52 milionë dollarësh sepse ai shërbeu si promotor i duelit nëpërmjet kompanisë së tij “Golden Boy Promotions”, të cilën ai e themeloi në vitin 2002. Pra, De La Hoja nuk ishte thjesht boksier, por edhe reklamues i fuqishëm dhe fitues i madh financiar.
- Xhef Gordon
Fitimet e karrierës: 525 milionë dollarë amerikanë
Gordoni fitoi 93 gara gjatë karrierës së tij në “NASCAR”, rekord që mbahet edhe sot. Ai zotëron një pjesë aksionesh në makinën e Xhimi Xhonson në numrin 48 dhe mund të jetë në linjë për një rol më të madh të pronësisë në “Hendrik Motorsports”. Vështirë të gjesh ndonjë drejtues mjeti në garën me makina të ketë fituar kaq shumë sa Gordon.
- Aleks Rodrigez
Fitimet e karrierës: 575 milionë dollarë amerikanë
I mbiquajturi “A-Rod” nënshkroi dy nga 3 kontratat më të mëdha në historinë e bejsbollit gjatë karrierës së tij 22-vjeçare dhe u pagua 20 milionë dollarë nga “Jenkis” në vitin 2017, pavarësisht se kishte dalë në pension një vit më parë. Ai ka qenë i zënë edhe si “pensionist”, sepse punon si një analist i “Fox Sports” dhe një mikpritës për një shfaqje të ardhshme të realitetit të “CNBC”, përveç marrëdhënieve të tij të profilit të lartë me këngëtaren Xhenifer Lopez. Përfundimisht, i lindur për të shtuar paratë në xhepin e tij.
- Lionel Mesi
Fitimet e karrierës: 600 milionë dollarë amerikanë
Mesi ndodhet në Barcelonë që nga mosha 13-vjeçare dhe zgjatja e kontratës së tij do ta mbajë atë në “Kamp Nou” deri në sezonin 2020-21, megjithëse zërat për një largim të tij janë vazhdimisht në qendër të debatit. Klauzola e blerjes për golashënuesin kryesor të Barcelonës u dyfishua nën marrëveshjen e re me 835 milionë dollarë, duke e bërë Mesin lojtarin më të shtrenjtë të vlerësuar ndonjëherë. Fitimet e Mesit vijnë jo vetëm nga paga mjaft e lartë me Barcelonën që shkon mbi 35 milionë euro në sezon, por kryesisht nga e drejta e imazhit, pjesëmarrja në reklamim etj.
Vijon nesër…