AlbanianSport.com 18.08.2015 16:55
ASNN – Trajneri Luis Van Gal ka befasuar të gjithë, duke vendosur që Adnan Januzaj të shfaqet në konferencën për shtyp para ndeshjes me Bryzhin, të vlefshëm për duelet e “play-off”-it të Ligës së Kampioneve.
Januzaj ka premtuar t’ia shpërblejë këtë privilegj, pasi tha fjalë të mëdha për trajnerin holandez të “Djajve të kuq”. “Viti i kaluar ishte i kaluar, ky vit është ky vit”, – tha kosovari me pasaportë belge i gjigandes angleze.
“Nuk kam luajtur për një kohë të gjatë, prandaj isha i lumtur që shënova golin e parë në sezon. Jam i lumtur që luaj dhe jap gjithçka për trajnerin dhe klubin, – ka vijuar ai. – Jam
i lumtur tek Mançester Junajtid dhe jam i lumtur me mënyrën se si trajneri punon me mua.”
“Prandaj nuk kam ndonjë arsye për t’u larguar apo për të qenë i pakënaqur”, – ka shtuar Januzaj, i cili vjen në këtë takim pas golit të fitores që shënoi të premten në kampionat në fushën e Aston Vilës dhe duke qenë i sigurt për formacionin sonte.