AlbanianSport.com 16.03.2016 19:50
ASNN – Gazetari veteran, Fatmir Mneri, dhe ish-futbollisti i Dinamos dhe Kombëtares, Ermal Tahiri, e kanë cilësuar barazimin e së hënës midis Partizanit dhe Skënderbeut si një pikë kthese për fatet e sezonit.
Duke folur për Televizionin Shqiptar, dy opinionistët e kanë cilësuar këtë rezultat si shans të humbur për të kuqtë, ndërsa Skënderbeun si një model që duhet shumëfishuar.
Pavarsisht se kanë mbetur edhe 10 javë deri në përfundim të sezonit, barazimi 1-1 i së hënës, midis Partizanit dhe Skënderbeut, mund të ketë vendosur shumëçka për fatin e titullit.
Opinionistët Fatmir Mneri dhe Ermal Tahiri e kanë cilësuar këtë rezultat si shans të humbur për të kuqtë.Ndërkohë që për Tahirin Skënderbeu është një model që duhet shumëfishuar, për Mnerin Partizani ka ende shumë për të bërë.
Pas javës së 26-të, Skënderbeu kryeson renditjen me 60 pikë, 4 më tepër sesa Partizani.