AlbanianSport.com 09.11.2015 17:05
ASNN – Faza e parë e Kategorisë Superiore të këtij sezoni ka folur për Partizanin, por të kuqtë kryeqytetas duhet të thyejnë dominimin e Skënderbeut për të arritur tek titulli që u mungon prej mëse dy dhjetëvjeçarësh.
Të këtij mendimi janë dy opinionistët sportivë, Fatmir Mneri dhe Ermal Tahiri, të cilët, duke folur ekskluzivisht për AlbanianSport.com, kanë bërë edhe analizën e fazës së parë.
Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka mbyllur fazën e parë me Partizanin në krye të renditjes, të ndjekur nga kampionia në fuqi, Skënderbeun, ndërsa të tjerët kanë mbetur prapa.
Dhe sipas opinionistëve Fatmir Mneri dhe Ermal Tahiri, ky duel, e ka bërë interesant këtë fazë të parë të këtij sezoni. Ndërkohë që për Tahirin, titulli është një garë treshe, për Mnerin, do të jetë sfidë e të gjithëve kundër Skënderbeut.
Faza e dytë e Kategorisë Superiore ka nisur në fundjavë, me takimet e javës së 10-të.